Mjeku ranimator Ardian Kadefçiu i cili ndoqi shtatzaninë e Rexhina Debroves, 25 vjeçares që ndërroj jetë pas lindjes 6 muaj më parë, është larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Burime për Report TV bëjnë me dije se mjeku ka disa muaj që është larguar drejt SHBA dhe së bashku me të kanë shkuar edhe të gjithë anëtarët e familjes së tij.
Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja bën me dije se mjeku ka nxjerrë edhe klinikën e tij në shitje, ndërsa nga ana tjetër Prokuroria e Elbasanit i ka dërguar fletë thirrje për akuzat që janë ende nën hetim në lidhje me vdekjen e 25-vjeçares Bebrova, 6 muaj më parë. Prokuroria po heton rreth dy akuzave ndaj mjekut, ajo e neglizhencës dhe e mjekimit të pa kujdesshëm.
Ndërsa për sa i përket mjekut Mehmet Ibaj kardiolog gjykata ka revokuar masën detyrim paraqitje. Prokuroria ka ngritur disa pyetje në lidhje me vdekjen e 25-vjeçares. Sipas gazetarit Aldo Kozarja Mjeku Kadefciu është marrë një pyetje dhe ka dijeni për të gjitha procedurat hetimore ndaj tij.
Ndërkohë ditën e djeshme bashkëshorti i Rexhinës Algert Debrova paralajmëroi mjekët se do të bëjë vetëgjqyësi dhe se gjilpëra që u përdor për Rexhinën gjatë lindjes do të ngulet në syrin e tyre.
25-vjeçarja Rexhina Debrova ndërroi jetë 6 muaj më parë, një orë pasi solli në jetë fëmijën e saj.
E rëndë dhe madje shumë, por po aq e rëndë eshte të dekleraruarit pa frikë për vetegjygjesira sikur të mos jetonim në shek 21 por në Epokën e Gurit. Bravo fqinjëve qe i mbollen shqiptarit vetgjygjësinë!
PërgjigjuProkurori maskarenjsh.....gjynah per personin qe seshte me
PërgjigjuPo ju thate qe ishte thirrur mbreme ne prokurori dhe me pas do hetohet i lire!!!!Apo ahtu na thane thuaj!
Përgjigju