Prokuroria: Pasojat e
Neços? Jo të rënda

Prokuroria: Pasojat e<br />Neços? Jo të rënda
TIRANE - Por nëse prokurorët dhe ekspertët e mjekësisë ligjore nuk ndajnë të njëjtin mendim për dëmtimet që i janë shkaktuar nga kura e gabuar 25 vjeçares nga Vlora, Sonila Neço, tre mjekët (kirurgu A.B, hispatologu XH.H dhe terapeutja DH.T) nga ana tjetër ‘lajnë duart’ duke ua hedhur fajin aparaturave dhe metodave që përdorin në QSUT.

Në ankimimin e çështjes që kanë bërë mjekët, ndaj vendimit të gjykatës për rihapjen e hetimit, ndaj kërkojnë pushim të saj, ekspertët e organit të drejtësisë deklarojnë se pasojat e mbetura tek kjo paciente nuk janë dëmtim i rëndë i shëndetit, dhe se mjekët u kanë besuar aparaturave që kanë.

“Nga përmbajtja e aktit të ekspertimit mjekoligjor rezulton se, veprimet e mjekëve që janë marrë me diagnostikimin dhe trajtimin e shtetases Sonila Neço, janë vlerësuar si gabim mjekësor pasi veprimet dhe mosveprimet e tyre janë kryer në mirëbesim të plotë me mjetet dhe metodat e përdorura që disponon shërbimi i histologjisë në spitalin onkologjik Tiranë.

Si pasojë tek shtetësja Sonila Neço, kanë mbetur dëmtime të pariparueshme në lëkurën e anës së majtë të gjoksit, çrregullime të thella të ciklit menstrual dhe pasoja psikoemocionale.

Si rrjedhojë është shkaktuar rëndim i gjendjes shëndetësore të kësaj shtetasje, që do të thotë se pasoja e ardhur nuk është dëmtim i rëndë i shëndetit, pasi sipas kritereve mjekësore dëmtim i rëndë i shëndetit kërkon ardhjen e këtyre pasojave: gjymtimin e personit; shëmtimin e përhershëm të fytyrës; ndërprerjeen e shtatzanisë ose ajo të ketë qenë e rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit të saj”.

Ndërkohë që në argumentin që ata përdorin për të pezulluar këtë çështje, i referohen edhe aktit të ekspertimit të mjekësisë ligjore të kryer me datë 1 shtator 2011 ku thuhet se “në rastin e trajtimit mjekësor të shettases Sonila Neço nuk vërehen elementë të mjekimit të pakujdesshëm nga ana e personelit të lartë mjekësor, bazuar kjo në kushtet dhe mundësitë e shkencës së mjekësisë shqiptare”.
 
FAMILJARËT
 
Ndërsa familjarët e Sonilës pretendojnë se pasojat që i kanë mbetur asaj mund të jenë shumë më të rënda, madje ata dyshojnë se të jenë dëmtuar krejtësisht vezoret duke i hequr asaj përfundimisht mundësinë për t’u riprodhuar.

“Këtu bëhet fjalë që ajo mund të jetë dëmtuar krejtësisht në aftësinë për t’u riprodhuar, ndërsa këta thonë se dëmtim i rëndë është ndërprerja e shtatzanisë. E kuptoni se çfarë absurdi që është? Gjithashtu ka pasur edhe një nishan në fytyrë që ka ndryshuar pamje”, - na thonë familjarët e saj.

Më tej ata shpjegonë se ndonëse gjykata ka lënë si detyrë ekspertimin e gjendjes shëndetësore të Sonilës, ata i kanë bërë vetëm një kqyrje me sy të lirë. “I thanë dale të të shikojmë. Po paske një nishan, paske edhe këtë shenjën, po këtë?

Askush nuk e mori ti bënte një ekzaminim të mirëfilltë nishanit që i ka ndryshuar ngjyra dhe pamje, t’i bënte një ekzaminim nëse është e aftë të riprodhohet apo jo. Askush, sepse mbrojnë mjekët. Por ne nuk do ta lëmë këtë çështje. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi që i kanë shkatërruar jetën vajzës dhe motrës sonë”, - na thonë më tej ata.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print)  04.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa