Prokuroria: Prita ndaj efektivëve e
organizuar, nga 5 vetë 3 qëlluan

Prokuroria: Prita ndaj efektivëve e<br />organizuar, nga 5 vetë 3 qëlluan
TIRANË - Nga rrëfimet e 2 prej të arrestuarve në dosjen e Lazaratit, hetuesit kanë arritur të zbardhin edhe skemën që përdori grupi për të sulmuar RENEA-n mëngjesin e 24 qershorit. Dy prej të rinjve nga Lazarati thanë se natën e së martës, të rinjtë ishin ndarë në 3 grupe. Ata që do të qëllonin për të vrarë ishin gjithsej 5 veta.

Nën drejtimin e Arbion Alikos, ai që prokurorët e quajnë “grupi i zjarrit” përbëhej nga vëllai tjetër Alban Aliko, nga Elvis Boci, Elison Kazma dhe Bajram Boci, person që është ende në kërkim nga policia. Të pestë ishin vendosur në pozicione pranë vendit ku u vra Ibrahim Basha. Pikërisht për këtë arsye kishin prishur edhe murin në anë të rrugës, duke qenë se kishin llogaritur shpërqendrimin e forcave speciale nga dy grupet e tjera të armatosura.

Të ndarë në 3 veta secili, dy grupet e tjera përbeheshin nga Oltion Prroku, Xhuliano Malo, Klodian Selimi, Dervish Gaba, Anri Hiri (në kërkim) dhe Bergent Basha. Këto ishin vendosur me lart në fshat, në pjesën që konsiderohet si “Pularia” dhe të dy qëllonin në vazhdimësi në ajër, për të marrë të gjithë vëmendjen e forcave të policisë. Në momentin kur u ndalua Xhuliano Malo dhe makina tip “Volksvagen” i Renea-s u afrua për ta shoqëruar, atëherë grupimi i Arbion Alikos nisi breshëritë e zjarrit.

Nën këtë breshëri u qëllua për vdekje edhe Ibrahim Basha. Në dosjen e prokurorisë, sipas rrëfimeve të dy prej të arrestuarve thuhet se në momentin e vrasjes së efektivit të RENEA-së, nga grupi i zjarrit nuk qëlluan të gjithë. Vetëm tre prej tyre qëlluan me armë sipas akuzës, Alban Aliko me një “kallashnikov” dhe Arbjon Aliko e Bajram Boci me dy armë të tjera, të modifikuara si snajper. Mbetet ende e paqartë sipas akuzës, se nga kush armë u vra efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha. Ende nuk është gjetur arma që mbante Arbion Aliko, por dyshimet e prokurorisë janë se plumbi që vrau Ibrahim Bashën u qëllua nga arma e Arbion Alikos apo Bajram Bocit.
 
 Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut

Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut