TIRANE- Kryeprokurori Adriatik Llalla shpreh rezerva për ligjin e ri për Policinë e Shtetit. Me anë të një letre të dorëzuar në Komisionin e Ligjeve, kryeprokurori shpjegon ndryshimet që kërkon institucioni i tij për ligjin e ri të Policisë. Në letrën e Llallës bien në sy ndryshimet të cilat lidhen me pagat, mënyrën e hetimit nga Byroja e Hetimit dhe raportimi që duhet bërë.