Arben Frroku rikthehet sërish në Gjykatën e Krimeve të rënda por këtë herë me statusin e të pafajshmit.

I shoqëruar vetëm nga njëri prej avokatëve mbrojtës në seancë Frroku ka kërkuar shtyrjen e saj, çka është miratuar si kërkesë nga gjykata dhe pse prokurori Bujar Sheshi kërkoi rrëzimin e saj dhe përfundimisht u vendos 10 qershori për seancën e radhës.

Në seancë nuk mungoi dhe prishja e sistemit audio për afro 10 minuta, kohë të cilën Frroku e shfrytëzoi për të komunikuar me gazetarët duke i mëshuar pafajsisë së tij dhe duke bërë publik faktin se po merret me fushatën elektorale por kryesisht vetëm në rrethin e Pukës nga ku dhe ai është me origjinë.

Pafajsia e dhënë më 8 prill nga gjykata e shkallës së parë për krimet e rënda është apeluar nga prokuroria, e cila pretendon se shkalla e parë nuk mori për bazë provat e akuzës përfshi dëshmine e dëshmitarit të mbrojtur dhe bashkëshortes së tij të cilët kanë parë skenën e vrasjes dhe kanë identifikuar Arben Frrokun.

Frroku u gjykua për 13 muaj nga krimet e rënda si autor i vrasjes së Ditan Lamajt kryepolicit të kombinatit shkurtin e 2013-ës, por arriti të fitoj pafajsinë duke marë një vendim me 5 votat pro të gjyqtarëve.

Reaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)