TIRANË - Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon sekuestrimin e pasurisë së Ferdinand e Ilir Dedja, dy vëllezërve nga Elbasani të cilët vuajnë dënimin për shfrytëzim prostitucioni në Itali.

Nga hetimet e organit të akuzës janë 110 metra katror aktivitet biznesi si dhe 1000 m2 truall që vëllezërit Dedja i kanë krijuar në Shqipëri si investim i pasurive të fituara nga aktivitetet të paligjshme në Itali.

Kërkesa për sekuestro të pasurive në zbatim të ligjit Antimafia pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Krimeve të rënda dhe këto prona thotë Prokuroria janë të regjistruara në emër të Pali Dedjës babait të dy vëllezërve.

Ferdinand e Ilir Dedja aktualisht vuajnë dënimin e tyre me nga 25 vite burg në Itali, ku u ekstraduan pas arrestimit të tyre në 2011 në Shqipëri.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)