Prokuroria e Durrësit, pasi ka konstatuar mungesën e shtetasit turk Muhammet Yasir Aydogmus, ka kërkuar në gjykatën rrethit Durrës zëvendësimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest me burg.

Prokuroria gjatë ditës së sotme ka dërguar në kampin e refugjatëve në Babrru, ku ishte strehuar turku dhe 3 anëtarët e familjes së tij, një oficer të policisë gjyqësore i cili ka mbajtur një procesverbal ku konstaton mungesën e personin dhe anëtarëve të familjes.

Nisur nga këto kushte prokuroria e Durrësit kërkon zëvendësimin e masës së sigurimit. Njëherësh prokuroria kërkon konfiskimin e 150.000 lekëvë që u vendosën si garanci pasurore.

d.c./shqiptarja.com