Prokuroria urdhër ndalimi, pas hekurave presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë

Prokuroria urdhër ndalimi, pas hekurave presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë

Agim Ademi, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është paraqitur sot në polici pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe pas pyetjeve i është caktuar ndalimi në burg me 48 orë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë në Prishtinë, kreu i FFK-së dyshohet se ka kryer veprat penale “keqpërdorimi i besimit” dhe “shmangie nga tatimi” dhe gjithçka lidhet me institucionin që ai drejton. Prokuroria  ka thënë se është në koordinim me Policinë duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje.

Në vijim me hetimet për abuzimin me fondet e FFK-së, dje prokurorët në Prishtinë morën në pyetje një tjetër punonjës të Federatës. Agim Ademi ditë më parë u lirua nga akuzat për një rast të ndodhur shumë vjet më parë e që nuk ishte i lidhur me futbollin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit