Prokurorja e Ukrainës: Krimet ruse në Mariupol janë gjenocid! Njerëzit po mbahen peng, pa ujë, pa ushqim, pa ngrohje

Prokurorja e Ukrainës: Krimet ruse në Mariupol janë gjenocid! Njerëzit po mbahen peng, pa ujë, pa ushqim, pa ngrohje

Krimet e rusëve në Mariupol mund të konsiderohen gjenocid, kështu deklaroi prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, për agjencinë e lajmeve “UNIAN”. Ajo përmendi vështirësitë dhe keqtrajtimet me të cilat po përballet populli i saj në këto ditë të kqija të pushtimit nga Rusia duke qenë në kundërshtim me rregullat e  luftës.

“Ajo që po ndodh në Mariupol nuk është më një krim lufte... Lufta ka rregulla, por këtu nuk ka rregulla. Mendoj se mund të flasim për gjenocid kur i gjithë qyteti mbahet peng dhe mendoj se mund të flasim për gjenocid. Aty ku njerëzit janë pa ujë, pa ushqim, pa ngrohje. Aty ku nuk kanë mundësi të largohen. Aty ku qëllohen kolonat që përpiqen të largohen. Aty ku është shkatërruar një maternitet”, tha Venediktova.


Lajmi kryesor:

Roman Abramoviç e konfirmon: Më helmuan gjatë negociatave! Zelensky: Gati të diskutojmë për neutralitetin, duam Italinë mes garantuesve të sigurisë! Çlirohet Irpini


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës