Prokurorja Hajdari: Arrestime të
reja në Komunën e Prishtinës

Prokurorja Hajdari: Arrestime të<br />reja në Komunën e Prishtinës
PRISHTINË- Prokurorja në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Drita Hajdari, në një dalje për mediat nuk e ka përjashtuar mundësinë e arrestimeve të reja në Komunën e Prishtinës. 

“E hapa rastin dhe i kemi shfrytëzuar ato teknika dhe metodat e hetuesisë gjatë asaj kohe, që askush nuk ka ditur dhe kemi siguruar prova të rëndësishme që kanë të bëjnë me krim të organizuar”- ka thënë Hajdari.

Ajo ka shpjeguar edhe se gjatë hetimeve të një rasti, mund të lindin dyshime edhe për hetimin e rasteve të tjera. Prokurorja ka thënë se janë përqendruar momentalisht në rastin e ndërtimeve pa leje. 

“Ky hetim i ka dy segmente: segmenti i parë, që ka të bëjë me ndërtime pa leje në banesa kolektive. Dhe, segmenti i dytë, që janë objektet kolektive banesore,të cilat kanë filluar ndërtimin me leje ndërtimore por qysh në start janë zgjeruar dhe ua kanë shkatërruar jetën qytetarëve. Këtu kemi leje për gjashtë kate dhe është ndërtuar dhjetë kate”, tha ajo. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike