TIRANË- Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e Manjola Kajanës, e cila u konfirmua në detyrë nga vettinngu në KPK, afro një muaj më parë, duke u zgjedhur edhe si një ndër 15 prokurorët në garë për SPAK.
Në akimin e Komisionerit Publik thuhet se ky ankimin vjen për shkak të problemeve me pasurinë.
Prokurorja e Krimeve të Rënda u konfirmua bë detyrë më 18 qershor ndërsa sipas Komisioneri Publik, hetimi ndaj saj është i paplotë nga shkalla e parë e vettingut
ANKIMIMI
Sa i perket “Mbi kursimet nga pagat, deklaruar si burim i krijimit të pasurisë apartament 110 m, 2 me adresë: ***, Tiranë”, Komisioneri Publik, “vlerëson se: nuk është hetuar nga Komisioni mbi mundësinë financiare të subjektit të rivlerësimit dhe personave të lidhur me të, për të mbuluar me burime të ligjshme, shpenzimet dhe kursimet në sistemin bankar”.
Sa i perket “Mbi të ardhurat e bashkëshortit të subjektit të rivlerësimit për vitet 2013 – 2014”, Komisioneri Publik, “vlerëson se këto të ardhura, nuk duhet të llogariteshin nga ana e Komisionit si burime të ligjshme të të ardhurave të subjektit të rivlerësimit dhe bashkëshortit të saj”.
(Kliko këtu për të lexuar Ankimimi i Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 162, datë 19.6.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Manjola Kajana)