Promovimi /17-vjeçarja, Aja Çela, boton librin “Ka muzikë në shtëpinë e madhe” për dashurinë, jetën dhe vdekjen

Aja Çela është autorja më e re në moshë, vetëm 17 vjeçe, e cila sapo ka promovuar librin e saj të parë, “Ka muzikë në shtëpinë e madhe”. Pena e Ajës, vjen si një risi në letërsinë shqipe për brezin e ri, duke cekur nëpërmjet tregimeve dhe novelave tema, që kërkojnë guxim për t’u trajtuar, si dashuria për familjen, prindin dhe partnerin, jeta, vdekja, por edhe vërteta e shpresa.

Por, përse titulli i librin është “Ka muzikë në shtëpinë e madhe”?

Ka muzikë në shtëpinë e madhe, se është tregimi që më pëlqen më shumë në libër. Është një tregim që flet për dashurinë që ka një vajzë për nënën e saj dhe sigurisht që kjo vlen edhe për mua, meqenëse nëna ime është një model për mua”.

Aja ka guxuar që të shkruaj për dashurinë kaq herët... Sa e njeh ajo këtë botë?

“Në këtë moshë është një grumbull emocionesh nga të gjitha anët, dhe nevoja për të qenë i dashuruar jo vetëm me familjen, partnerin, por edhe me shoqërinë është e kudondodhur. Për këtë arsye pata nevojën që të arratisesha diku dhe të shkruaja edhe për botë që unë nuk i njihja aq mirë”.

A ka Aja modele në rrugëtimin e saj letrar?

“Udhërrëfyes në letërsi. Unë kam pasur fatin e madh, që të rritem në një familje, ku tezja ime është shkrimtare, mamaja ime është shkrimtare, doemos nuk kam ndjekur shembullin e stilit të tyre, por dëshira për të ndjekur rrugën e tyre mund të ketë lindur prej tyre”.

Po botuesja Dudaj vendosi, përse vendosi të botojë librin e Aja-s?

Në fakt ne e kemi në politikën tonë, që t’u japim një mundësi të rinjve shqiptarë. Dera ka qenë e hapur, por sigurisht që vijnë shumë edhe kalojnë pak. Në rastin e Ajas ishte vërtet një befasi, se A-ja shkruan si e rritur. Në të vërtet libri flet vet dhe kjo është një gjë e mrekullueshme, edhe gjëja më  e bukur që është këtë libër do ta lexojnë miqtë e Ajas. Dhe është shumë bukur që brezi i ri të lexojë. Unë veçojë stilin, sepse duket që Aja ka lexuar shumë. Kjo tregon se këtu po lind një talent. Ajo që më intrigon është edhe që të kuptojmë se çfarë mendon brezi i ri. Aja, si një simbol i të gjithë brezit të saj.

Aja nuk do t’i dedikohet letërsisë si karrierë apo profesion, por e ardhmja e saj, si shkrimtare sapo ka nisur dhe një gjë është e sigurtë, se nuk do të përfundojë vetëm me këtë libër.  

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë