Presidenti Ilir Meta, ka marrë pjesë në promovimin e librit të imamit të xhamisë së Golemit, Gëzim Abdishahi “Atdheu në zemrën e klerikëve myslimanë”.

Përmes një postimi në rrjetin e tij socila Facebook presidenti, shkruan se “Siç sqaron autori, kjo vepër është krijuar mbi motivin patriotik të Hafiz Ibrahim Dalliut: "Ne shqiptarët, prej çfarëdo lloj feje qofshim, jemi të tanë vëllezën gjaku dhe vëllazën vatani”.

Ai shtoi se libri është një  manual për kontributin e vyer të udhëheqësve tanë të ndritur fetarë, të cilët e paguan me gjak dhe sakrifica të jashtëzakonshme çmimin e lirisë dhe demokratizimit të vendit.

“Vepra e Gëzim Abdishahit është një homazh dhe vlerësim i merituar i kontributit të elitave tona të çmuara fetare e shoqërore, që Atdheun e vendosën mbi gjithçka dhe besimin e kishin po aq të shenjtë sa Shqipërinë tonë të dashur”, shkruan Meta në fund.