Promovohet 'Ora e zooparkut' e
Zija Çelës,Kraja:Roman i shkëlqye

Promovohet 'Ora e zooparkut' e<br />Zija Çelës,Kraja:Roman i shkëlqye
“Ora e Zooparkut”, romani më i ri i shkrimtarit të njohur Zija Çela është promovuar këtë të hënë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Zija Çela shquhet për lëvrimin metaforik  e grishës të prozës së tij më dhjetëra romane që kanë dalë në dritën e botimit, si triptiku “Gjaku i dallëndyshes” , “Gjysma e Xhokondës”, “Banketi i hijeve”, romanin “Las Varrezas” me të cilin është vlerësuar me çmimin “Penda e Argjendtë” në 2005-ën nga Ministria e Kulturës e më gjerë. Një vlerë të veçantë kanë edhe tregimet e Zija Çelës.

Gjatë diskutimeve të tyre studiuesit e kanë vlerësuar këtë roman si një arritje të shkëlqyer të prozës shqipe

Romani “Ora e Zooparkut” i Zija Çelës vjen në kohën e pjekurisë më të madhe letrare dhe artistike të autorit.
“Ai bëhet njëkohësisht dëshmi e niveleve të reja të letërsisë shqipe, e cila tashmë ka arritur ta tejkalojë fazën e tranzicionit me shkrimtarët e saj më të mirë dhe me vepra që prodhojnë stabilitet letrar e kulturor, shprehen studiuesit gjatë prezantimit të këtij libri.

Ndërsa shkrimtari i njohur kosovar Mehmet Kraja e vlerëson individualitetin e  spikatur të  Zija Çelës, duke u shprehur se “Ora e Zooparkut”, romani më i fundit, është një vepër tjetër e shkëlqyer, madje duke ardhur me zhvillime të reja autoriale.

Vlerësimi i shkrimtarit Mehmet Kraja
 
“Me gjithë individualitetin e spikatur, nuk ndalet Zija Çela në kërkimet e tij. “Ora e Zooparkut”, romani më i fundit, është një vepër tjetër e shkëlqyer, madje duke ardhur me zhvillime të reja autoriale.

Të ngjan sikur kjo ngjeshje, ky surpres narrativ, gjuhësor dhe emocional kanë një burim të përbashkët. Mund të hamendësoj se autori është ndodhur në një gjendje tjetërsoj, më të zymtë, më të trishtë, në një nga ato gjendjet e trishtim-kllapisë që e afrojnë njeriun me të Vërtetën e thelbit dhe me krijimtarinë e madhe.

Një rrëfim në vetën e parë, ashpërsisht realist, me trajektore gjithë zigzage kohore e hapësinore, por ku retrospektivat duken iluzionisht si vazhdim linear i i rrëfimit.

Romani “Ora e Zooparkut” është thellësisht modern, pa synuar që të jetë i tillë. Dhe ky është moderniteti i vërtetë.

libri ora
(Romani "Ora e Zooparkut") 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar