Fjalori, që është prëgatitur në bashkëpunim me Nansen Dialog Qendrën Shkup dhe me mbështetjen financiare nga Qeveria Gjermane, përmban 9.500 fjalë dhe terme të cilat janë marrë nga programi mësimor në gjuhën shqipe dhe maqedonase, në paralelet më të larta të arsimit fillor, ilustrime të adaptuara ndaj moshës dhe gramatikë e shkurtër në të dyja gjuhët.
Fjalori është shtypur në rreth 1 000 kopje që do të ndahen nëpër shkolla të gjithë vendin me përbërje të përzier etnike, por është i kapshëm edhe pa pagesë on-lajn në ueb-adresën hcnm-ndc.org.
Shoqëri unike dhe e sigurtë do të thotë vend ku secili me secilin mund të bisedojë dhe është në gjendje të bisedojë. Gjuha na prezanton neve dhe më së miri e realizojmë në shtëpinë tonë, por presim nëse shkojmë në spital, postë apo cilin do institucion personi me të cilin bisedojmë të na kuptojë, ndërsa edhe ne ta kuptojmë. Në shoqërinë tonë njerëzt flasin gjuhë të ndryshme dhe prandaj duhet të mësohet gjuha e tjetrit apo, ndërkaq, të përsëritet dituria, sepse ndonjëherë din të ndodhë të harrojmë disa gjëra, i porositi Zaneir nxënësit e pranishëm në promovim, transmeton alsat.
Fjalori është përpunuar nga profesorët universitarë Veselina Labovska, Berton Sulejmani, Haki Imeri dhe Petar Atanasov.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com










