Promovohet libri i Roland Qafokut , “Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë, nga Ismail Qemali tek Edi Rama”


Promovohet libri i Roland Qafokut , "Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë, nga Ismail Qemali tek Edi Rama" Foto: Agim Dobi
TIRANË 4 Nëntor/ATSH-Gjergji Mima/ -Libri i gazetarit Roland Qafoku "Historia e 33 kryeministrave të Shqipërsië, nga Ismail Qemali tek Edi Rama" është promovim pasditen e së mërkurës në hollin e Muzeut Historik Kombëtar.
Në kete aktivitet mori pjesë Kreu i Kuvendit , Ilir Meta, Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik dhe të botës akademike, shkrimtarë, historianë, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe ish-drejtues të lartë të shtetit
Libri i botuar nga shtëpia botuese "Onufri" me parathënie të studiuesit të njohur Profesor Doktor Shaban Sinani, vjen pas 11 vitesh punë dhe kërkime në arkiva e në botime të rralla.
Për herë të parë në Shqipëri vjen një renditje kronologjike e të gjithë kryeministrave të shtetit shqiptar, duke e shoqëruar me të dhëna dhe dëshmi ekskluzive, detaje, dokumente, shifra, fotografi dhe gjithçka që ka ndodhur dhe ata kanë bërë gjatë kohës që ishin në detyrë.
Vetë autori i librit Roland Qafoku u shpreh se vendosi ta shkruante këtë libër, pasi u përpoq të gjente një libër që fliste për Kryeminstrat e Shqipërisë dhe nuk e gjeti.
"Tashmë që kanë kaluar 11 vjet nga vendimi që mora për ta shkruar këtë libër them se i njoh mirë të 33 kryeminstrat e shtetit shqiptar. Mes tyre ka poltikanë dhe burokratë që i shërbyen këtij shteti. Por them edhe se ka pasur nga ata që nuk ishin krejt të pafajshëm", tha Qafoku.
Akademiku Artan Fuga në fjalëne tij përshëndetëse e ka cilësuar librin e Roland Qafokut si një libër enciklopedik që do t'i shërbejë brezave të ardhshëm. "Në këtë libër nuk ka kryeministra të mirë ose të këqinj, pasi ata kanë qenë drejtues të Shqipërisë", theksoi Fuga.
Ky libër, tha Fuga, "do të jetë në libër që do t'i rezistojë kohës. Ai nuk është thjesht një libër historik, por është një libër i hapur ndaj analizave sociologjike".
Ndërsa studiuesi Shaban Sinani në parathënien e librit thekson se, autori ka zgjedhur një format pak a shumë të njëhsuar për profilet politike, ideologjike, shoqërore, kulturore, fetare, familjare të 33 kryeministrave shqiptarë.
"Dobia e librit të Roland Qafokut, vlerëson historiani i njohur Sinani, "qëndron pikërisht tek informacioni i sistemuar prej tij për çdonjërin prej kryeministrave të Shqipërisë"
Libri do t'u shërbejë më së shumti nxënësve e studentëve, por njëherësh do të nxisë interesa e vëmendje për anë të panjohura të personalitetit të 33 kryeministrave shqiptarë, thekson Sinani.
Ndër 33 Kryeministrat e përmendur në librin e Roland Qafokut janë Ismail Qemali, themeluesi i shtetit shqiptar, Ahmet Zogu, Fan Noli, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, e deri tek kryeministrat pas rënies së diktaturës komuniste si Aleksandër Meksi, Ilir Meta, Fatos Nano, Pandeli Majko, Sali Berisha dhe deri tek kryeministri i 33-të i Shqipërisë, Edi Rama.
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Data për zgjedhjet 2025/ Presidenti Begaj fton në presidencë përfaqësuesit e PS, PD e kreun e KQZ! Demokratët kanë refuzuar ftesën