Skënderbegasit në vite, libri i dy autorëve Kujtim Boriçi dhe Maksim Fejzollari u promovuar sot në Muzeun Kombëtar në kujtim të 80 mijë ish nxënësve që e frekuentuan këtë shkollë deri para 23 vitesh. Shkolla ushtarake që përgatiste kuadro për mbrojtjen e vendit është një histori që nuk duhet harruar, tha autori i librit Maksim Fezollari.
 
Aktivitetin e përshëndeti edhe ish presidenti i vendit Alfred Moisiu. “Ne ushtarakët ishim më patriotë nga të gjithë”, tha ish presidenti Moisiu, pasi tregoi disa ngjarje nga jeta e ushtarakëve para viteve ’90.

alfred moisiu

Pas viteve 90, një pjesë e ish ushtarakëve u shpërndanë në profesione të ndryshme. Njëri prej tyre është kryetari aktual i bektashinjve të Shqipërisë, baba Mondi. Ai u vlerësua mes 136 oficerëve që dolën nga bankat e shkollës “Skënderbej” me certifikatën e Mirënjohjes nga Ministrja e Mbrojtje, Mimi Kodheli. Baba Mondi, që prej vitesh ka veshur petkun e klerikut të fesë bektashiane, çmon mësimet e shkollës ushtarake për mbrojtjen e atdheut.
 
Mes një dokumentari dhe kujtimeve të shumta të brezave të ushtarakëve që lanë shenjë në historinë e Shqipërisë para viteve 90, u mbyll promovimi i librit “Skënderbegasit në vite”.

skenderbegasi

Redaksia Online
(shqiptarja.com)