Të rinjtë e "Smile Albania", që për të dytin vit rradhazi, kanë promovuar Shqipërinë,  janë vlerësuar nga Ministri i Turizmit Blendi Klosi me çmime për konkursin "videoja më e mirë" "best smile" (buzëqeshja më e mirë) "bestëelcome" (mikëpritja më e mirë)

Ministri Klosi nga sheshi "Skënderbej" u shpreh se 500 të rinjtë e "Smile Albania" ishin kudo duke ofruar buzëqeshje dhe informacion çka ndihmoi shumë turizmin

 “Ju të 500 të rinjtë e Smile-it ishit kudo, aty ku kishte turizëm këtë vië, duke ofruar buzëqeshje, duke ofruar informacion, duke ofruar edukatë mjedisore, duke ofruar më të bukurën e shqiptarëve: mikëpritjen, besën dhe dashurinë”-u shpreh Klosi

Po ashtu ai tha se do të punohet që në pranverën e 2020, Shqipëria të jetë destinacion pa qese plastike.

 “Duhet të jetë një operacion i cili do të fillojë nga ndryshimet ligjore, duhet jetë një operacion, i cili do të duhet të shtrihet me forcë në të gjithë sipërfaqen dhe territorin e vendit, duhet të jetë një operacion i cili  te shënojë Shqipërinë mbase në një rekord europian, për ta bërë Shqipërinë, në pranverën e vitit 2020,  si destinacioni  pa qese plastike”-tha Ministri i Turizmit

Ministri falenderoi të rinjtë e "Smile Albania", të cilët kanë pritur të parët turistët në Shqipëri e iu treguan atyre bukuritë e këtij vendi dhe rëndësinë e një ambienti të pastër.