Pronësia e medias, PS-PD pa
qëndrim për amendamentin e Ballës

Pronësia e medias, PS-PD pa<br />qëndrim për amendamentin e Ballës
Mazhoranca dhe opozita nuk kanë mbajtur qëndrim të qartë lidhur me amendamentin për shfuqizimin e nenit 62 të ligjit te AMA-s propozuar nga Taulant Balla për pronësinë e medias. Në Komisionin e Medias ishte parashikuar shqyrtimi dhe dhënia e qëndrimeve mbi shkresat me të cilat OSBE, KE dhe BE kanë dhënë sugjerime për Kuvendin.

Musa Ulqini: Nuk shprehemi sot për këtë çështje. Komisioni të njihet një herë me letërkëmbimet.

Luçiaono Boçi: Mazhoranca të shprehë qëndrimin. Ka pasur kohë për të shqyrtuar shkresat e ndërkombëtarëve. Ligji është konsensual. Mazhoranca të qartësojë qëndrimet.

Fatmir Toci: Të dëgjojmë AMA-n këtu në komision. Seanca dëgjimore përpara hapjes së debatit.

Genc Pollo: T'i japim kohë kësaj çështjeje për diskutim. AMA ka dërguar një qëndrim të kundërt me të gjithë organizmat ndërkombëtarë, ndaj duhet dëgjuar.

Alfred Peza: Ndërkombëtarët thonë se drafti i propozuar është kundër standardeve evropiane. Janë kundër në mënyrë kategorike, por Diskutimi duhet të jetë më i thellë. Vendimi të jetë i paanshëm. Të ftojmë dhe grupet e interesit, median dhe shkollat e gazetarisë. Të thirret dhe Balla për të dhënë qëndrime qoftë dhe alternative nga drafti i parë.

Tafaj: Duhet të kishte një qëndrim mazhoranca. Ajo propozoi ndryshimin

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë

Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë