Pronësia e Parmës, Doka bën 
prapakthehu: S’jam unë presidenti

Pronësia e Parmës, Doka bën <br />prapakthehu: S’jam unë presidenti
Periudhë kaosi po kalon skuadra e Parmës në Itali që pervecse renditet e fundit nuk dihet kush është presidenti zyrtar dhe pronari i skuadrës. U fol se pronësia e klubit i kaloi Pietro(Petrit) Dokës ,argjendar me origjinë shqiptare. Madje mediat italiane shkuan më tej duke sqaruar se pas Dokës fshihet biznesmeni Rezart Taci pasi Doka kishte qënë më parë administrator i kompanive të Tacit në Itali. Gjithsesi Pietro Doka ka bërë prapakthehu duke deklaruar me anë të një komunikate se nuk do të marrë pjesë në asnjë konferencë dhe se ai nuk është presidenti i ri i Parmës:”

Nuk ekziston asnjë nënshkrim zyrtar dhe nuk ka pasur asnjë firmë për blerjen e klubit nga ana ime. Sot për sot unë nuk jam në drejtim të Parmës ,unë nuk jam as pronari dhe as presidenti i shoqërisë emiljane. Marrëveshja duhet të mbyllet kur gjithcka të jetë e qartë”, -ka sqaruar Doka.

Por ka reaguar edhe Tommaso Ghirardi që sqaron gjithcka. “Akordi është mbyllur dhe është depozituar në një studio ligjore në Breshia.Tani mendoj se Parma është vetëm një problem I zotit Doka që duhet ta zgjidhë aid he unë morra sigurinë e aksionerëve”, përfundon Ghirardi që drejtonte Parmën prej shumë vitesh. 

Lajmi se argjendari Pietro Doka u bë pronar i Parmës bëri bujë edhe në mediat italiane të cilat menjëherë emrin e tij e lidhnin me biznesmenin Rezart Taci dhe hidhnin hipoteza se Taci mund të jetë presidenti i vërtete i klubit emiljan. Taci është i njohur në Itali për mediast sportive pasi emri i tij është i përfshirë në përpjekjet për blerjen e disa klubeve.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit