Pronësia intelektuale, Shqipëria e
118-a në botë,përkeqësohet çdo vit
Indeksi Ndërkombëtar për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale, në raportin e këtij viti e rendit Shqipërinë në vendin e 118 nga 129 të ekzaminuara, për çdo vit që nga 2015 ku u përfshi për herë të parë në raport, me zbritje shkallësh sipas analizës së Alliance.
Indeksi Ndërkombëtar për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale, në raportin e këtij viti e rendit Shqipërinë në vendin e 118 nga 129 të ekzaminuara, për çdo vit që nga 2015 ku u përfshi për herë të parë në raport, me zbritje shkallësh sipas analizës së Alliance.
Me një rezultat prej 3.8 pikësh, Shqipëria renditet në 15 vendet e fundit në listë, e 23-a në rajonin e Europës Juglindore. E krahasuar me vendet e Ballkanit, ndodhet sërish në fund. Serbia renditet në vendin e 110, Mali i Zi në vendin e 105, ndërsa Bosnjë dhe Hercegovina e 116-a.
Ky indeks, i përpiluar nga Organizata Property Rights Alliance, bazohet në disa kategori me disa nënindikatorë: mjedisi ligjor dhe politikat, të drejtat e pronave fizike, të drejtat e pronësisë intelektuale.
Shqipëria ka marrë rezultatin më të lartë në nënkategorinë e rregullave ligjorë dhe stabilitetit politik dhe rezultatin më të ulët në piraterinë dhe pavarësinë gjyqësore.
Raporti tregon se Shqipëria ka ende mungesa në të drejtën e autorit, pasi niveli i piraterisë është i lartë. “Duhen bërë ende më tepër politika për Mbrojtjen e Patentave”, – thuhet në raport, fjali të cilën e gjen në raportet e tre viteve të fundit.
Në krye të renditjes globale për sa i përket mbrojtjes së pronësisë intelektuale, qëndron Zelanda e Re, e ndjekur nga Finlanda dhe Suedia. Ndërsa të fundit renditen Zimbabve, Jemeni dhe Venezuela.
Sa i përket Shqipërisë, qeveria hartoi një strategji në këtë fushë, “Strategjia Kombëtare e Pronësisë Intelektuale 2016-2020”, që u miratua pak kohë më parë dhe që i ka kushtuar rëndësi të veçantë nxitjes së inovacionit, ndër të tjera, nëpërmjet ngritjes së qendrave të transferimit të teknologjisë pranë universiteteve apo organizmave shkencore dhe të zhvillimit, të cilat do të shërbejnë si ura lidhëse të dobishme të kërkesës me ofertën për rastet e shpikjeve teknike, pra ndërmjet bizneseve dhe qendrave kërkimore në universitete, duke krijuar dhe tregun e shitjes dhe blerjes së patentave./monitor
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48