Shkak i plagosjes së trefishtë të regjistruar ditën e djeshme në Kurbin ka qenë një konflikt për rrjetat e peshkimit në zonën e Lagunës së Patokut.

Palët e përfshira në këtë konflikt ishin pronarë të dy restoranteve në këtë lagunë dhe kishin pasur edhe herë të tjera debate që vinin për shkak të konkurrencës.

48-vjecari Agim Zela pas një konflikti verbal me Besnik Vatën ka qëlluar me pistoletë ndaj tij duke e lënë të plagosur.

Ky i fundit është nisur me urgjencë në spital ku ndodhet nën kontrollin e bluzave të bardha. 

Në të njëjtën kohë të afërmit e të plagosurit Durim dhe Admir Vata kanë goditur me grushte dhe mjete të forta, Agim Zelën, dhe djalin e këtij të fundit, Ardit Zelën, duke i lënë të plagosur rëndë.

Policia ndërkohë ka vënë në pranga, Agim Zelën, si dhe ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për Durim dhe Admir Vatën.

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)