Pronarët, vendimi tjetër i
Strasburgut brenda 10 gushtit

Pronarët, vendimi tjetër i<br />Strasburgut brenda 10 gushtit
TIRANE - Brenda javës së dytë të muajt gusht do të merret vendimi tjetër nga Gjykata e Strasburgut për të kompensuar 61 ish-pronarë të tjerë. Mundësia që Strasburgu i la qeverisë për të gjetur një kompromis me ish-pronarët në mënyrë që të mos merrej vendimi drastik nuk u arrit dhe për këtë, gjykata do të marr vendimin e radhës për dosjet e ish-pronarëve që janë në proces gjykimi.

Gazeta “Shqiptarja.com” disponon letrën që avokatja e shtetit, Alma Hicka, i ka dërguar Gjykatës së Strasburgut ku i ka kërkuar që proceset gjyqësore “Cala dhe 60 të tjerë kundër Shqipërisë” dhe “Jajaga dhe Kerluku kundër Shqipëri” të shtyheshin në mënyrë që të qeveria të gjente bashkëpunimin me ish-pronarët. Numri i këtyre dy çështjeve shkon në 102 dosje që presin vendim në Strasburg. Burime nga avokatët e ish-pronarëve bëjnë me dije se brenda datës 10 gusht pritet që të merret vendimi për procesin “Cala kundër Shqipërisë” ku sipas projektit pilot të Strasburgut, pritet që të merret një përgjigje pozitive për ish-pronarët.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole