Pronari i magazinës së drogës
në Mat, kryetar i PD në Rukaj

Pronari i magazinës së drogës<br />në Mat, kryetar i PD në Rukaj
Tre ton hashash u zbuluan në një magazinë, në fshatin Rremull, në rrethin e Matit. 

Magazina ku u gjet sasia e drogës është në pronësi të shtetasit Shpëtim Lika, banor i fshatit Rremull, të rrethit të Matit, i cili është shpallur në kërkim.

Shqiptarja.com zbulon se, autori i dyshuar i kësaj bime narkotike, shtetasi Shpëtim Lika, 45 vjeç, ka qenë kryetar i PD-së në ish-komunën Rukaj.

Shpëtim Lika është edhe këshilltar i Partisë Demokratike në Bashkinë e Matit, qarku Dibër si përfaqësues i komunës Rukaj (Burrel), i zgjedhur nga lista shumëemërore e PD, në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit 2015-ë.

Lika është shpallur në kërkim nga dita e djeshme kur një sasi rekord droge prej 3 ton e 52 kg e llojit hashash, u sekuestrua dje nga Policia e Matit, pas një operacioni të gjerë antikanabis në këtë zonë.

Droga është gjetur e paketuar në një magazinë, në fshatin Rremull, ku ishte e paketuar dhe e gatshme për t'u hedhur në treg.

[gallery]18883[/gallery]
Lika në Facebook, shpreh keqardhje për hashashin që u zhduk në Lazarat
Ndërkaq, Shpëtim Lika në profilin e tij në Facebook, mban foto kryesore atë me ish-kryeministrin Sali Berisha. Më një navigim në faqe, zbulohet se, Lika ka shpërndarë dhe Lazaratin e dikurshëm me një thënie, “Lazarati, fshati që dikur ushqente gjithë Shqipërinë. Vetëm spiunat nuk e pëlqejnë këtë foto”.
Lika tashmë rezulton në kërkim për shkak se në magazinën në pronësi të tij në një fshat të Matit u gjendën 3 ton hashash, gati për paketim.

droga


Droga në Mat, foto e kamionit që transportonte lëndën narkotike
 kamioni magazina kanabis mat shpetim lika
(Kamioni i përdorur nga kultivuesit e kanabisit)

Një ditë pas operacionit policor antidrogë në rrethin e Matit, ku u asgjësuan 3 ton lëndë narkotike e lloji hashash, blutë kanë sekuestruar edhe një kamion i cili përdorej nga kultivuesit. Kamionçina e gjetur e braktisur, është me targë TR 1344 U.
 
"Ky automjet është sekuestruar nga ana jonë në cilësinë e provës materiale për veprime të mëtejshme. Nga verifikimet paraprake të kryera rezulton se ky automjet i përket Firmës AREKLA SH. P. K", thuhet në njoftimin e Policisë.
 
Deklarata e policisë për drogën në Mat:
Në lidhje me informacionin e dhënë me datë 29. 09. 2016, për operacionin policor antikannabis në territorin e rrethit Mat, ku policia për 3 ditë asgjësoi 12 966 bimë narkotike, dhe u sekuestruan 3052 kg bimë gjysmë e tharë në një hangar në fshatin Rremull Njësia Administrative Rukaj Bashkia Mat ju informojm se:
 
Vazhdon puna në mënyrë intensive nga ana e policisë Matit, për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale për të çuar para drejtësisë personat e implikuar në këtë ngjarje.
 
Në vijim të veprimeve në afërsi të vendit ku u gjet bima narkotike është gjetur një automjet i braktisur tip kamionçinë me targë TR 1344 U.
 
Ky automjet është sekuestruar nga ana jonë në cilësinë e provës materiale për veprime të mëtejshme.
 
Nga verifikimet paraprake të kryera rezulton se ky automjet i përket Firmës AREKLA SH. P. K.
 
Nga ana jonë vazhdon puna në mënyrë intensive në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, për të përcaktuar se kush e ka përdorur këtë automjet dhe a ka shërbyer ky automjet në këtë aktivitet kriminal.

(d.b-l.q/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu