TIRANË - Dy persona, pronari i një lokali dhe banakieri, u arrestuan nga policia e Tiranës për shpërndarje të lëndës narkotike, në një operacion të koduar “Shadoë”.
Efektivët e komisariatit numër 2, sekuestruan 736.4 gr. kanabis, grirëse metalike dhe dy aparate celularë brenda lokalit në rrugën “Skënder Luarasi"
Në pranga ranë B. B., 42 vjeç, banues në Tiranë (pronari i lokalit) dhe A. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për dhunë në familje (kamerieri i lokalit).
Shërbimet e Policisë gjetën në ambientet e brendshme të lokalit kanabis të futur në qese plastike dhe në dy kavanoza qelqi.
Ata do të hetohen nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.