PEQIN- I kishin humbur 4 mijë euro në servisin e makinave, që ai drejtonte dhe për këtë kishte bërë me faj 4 punëtorët e tij. Për ti kërcënuar se ku ndodheshin eurot e vjedhura i ka mbajtur peng për 8 orë duke ushtruar dhunë psikologjike. Familja e të rinjve, D. Bufi, E. Bufi, E. Dragoti, dhe S. Abdulla përkatësisht 25-30 vjeç të shqetësuar kanë telefonuar policinë e cila ka zgjidhur cështjen duke e konsideruar pengmarrje.

Sipas Policisë, katër të rinjtë banues në fshatin Pajovë, të Peqinit janë marrë peng në orët e vona të datës 28 prill, nga ana e pronarit të servisit të makinave Besnik Mani, 40 vjeç, po nga fshati Pajovë.

Policia arrestoi dhe tre bashkëpunëtorët e Besnik Manit, Enkelejd Sinani 22 vjeç, Albert Mani 36 vjeç, Durim Haka 33 vjeç. Opeacioni u kodua “Weekend 3”.
(sg/atsh/shqiptarja.com)