Pronat, Alibeaj kritika draftit:
I paqartë çmimi i tokës në treg

Pronat, Alibeaj kritika draftit: <br />I paqartë çmimi i tokës në treg
TIRANE- Komisioni i Ligjeve vijon sot shqyrtimin e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronës. Diskutimet janë karakterizuar me debate sa i përket përcaktimit të çmimit të tokës në treg.

Deputeti demokrat Enkelej Alibeaj ka shprehur kritika të thella në lidhje me draftin e përgatitur nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas deputetit demokrat vlerësimi i pronave nuk duhet të bëhet nga qeveria por nga parlamenti, dhe i kërkon ministrisë të reflektojë dhe të marrë kohën e duhur për shqyrtimin e draftit.

“Pse i kaloni qeverisë vlerësimin e pronave dhe jo parlamentit, sic ka qenë? Si do të jetë formula e përcaktimit të çmimit të tokës në treg?- janë pyetjet që Alibeaj i ka drejtuar përfaqësuesit të ministrisë së Drejtësisë i cili mbronte pr/ligjin në komision.

Aliebaj kërkoi sqarim nga përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me çmimin e tokës. “Ky që përcaktoni ju është çmim real apo i fabrikuar? E dua përgjigjen me po ose jo. Do ndërhyjë qeveria në çmim për ti dhënë me çmim më të ulët se i tregut?” ka thënë Alibeja.

Nga ana e saj Ministria e Drejtësisë kërkon kohë deri në 2014 për përgatitjen e pr/ligjit, por për deputetin demokrat kjo kohë nuk është e mjaftueshme.

“Ka elementë që krijojnë barriera në ligj. Ministria të marrë kohën e duhur për tu njohur me problematikat.”- tha Alibeaj.

Në të njëjtën linjë ka qenë dhe deputetja e PS-së Shegushe Ligori. Pyetjes së deputetit demokrat nëse janë konsultuar me grupet e interesit përfaqësuesja e ministrisë së Drejtësisë është përgjigjë me “po.”
Socialistët kërkojnë gjithashtu të thërriten në komision të shoqatat e ish pronarëve.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës