Pronat e Jugut te 'Al Jazeera'/ Basha: Po i grabit qeveria! Balla: Garanci për investitorët e huaj

"Al Jazeera" i ka kushtuar një hapësirë të veçantë çështjes së pronave dhe zhvillimit në bregdetin e Jugut në Shqipëri. Në materialin e përgatitur nga gazetari me origjinë greke John Psaropoulos akuzohet qeveria për grabitje të pronave të minoritarëve.

Në reportazh flet edhe kryedemokrati shqiptar Luzim Basha, i cili thotë se qeveria shqiptare punon për të rrëmbyer tokat e qytetarëve të cilat më pas ia shpërndan një dore oligarkësh.

"Ajo qe kemi është një qeveri që komploton natë e ditë që pronën private dhe publike t'ua japë oligarkëve që janë në fakt predatorë të qeverisë që i marrin këto prona dhe i zhvillojnë në mënyra të dyshimta" tha ai.   

Por, kreu i grupit Parlamentar Taulant Balla, i intervistuar nga gazetari thotë se qeveria po ndërmerr një reformë që t'u garantojë investitorët që toka ku ata të investojnë të jetë në përputhje me ligjin.

"Sfida jonë kryesore mbetet zhvillimi i turizmit, ne jemi duke ndërmarrë një reforme të madhe për titujt e pronësisë në Shqipëri, që do të garantoje investitorët e huaj që toka ku ata do të hedhin fondet e tyre është plotësisht në përputhje me ligjin" tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës