TIRANE- Zbardhen vendimet e falcifikuara për aneksimin e 10 mijë e 300 metra tokë që ndodhet në fshatin Linzë të komunës Dajt, sipërfaqe kjo që pretendohen dhe nga anëtarët e familjes së presidentit Bamir Topi. Bëhet fjalë për një vendim gjykate të vitit 1997 dhe një vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave të vitit 2004, të cilët sipas prokurorisë janë marë në bazë të një çertifika të falsifikuar nga ana e shtetases Hanke Topi. Hetimi i prokurorisë ka nxjerë në dritë dy vendimet, për të cilat familja Topi momentalisht është duke zhvilluar një process gjyqësor kundër AKKP, ndërsa prokuroria e Tiranës vijon hetimet për të parë praktikën e ndjekur se si sipërfaqja tokësore prej 10 mijë e 300 metra katrorë i është kthyer Hanke Topit, e cila për veç mbiemrit, nuk ka asnjë lidhje të përbashkët me trashëgimtarët e fisit të presidentit Bamir Topi. Sipas burimeve pranë prokurorisë së Tiranës shtetësja e moshuar Hanke Topi ka falsifikuar çertifikatën e trungut familjar dhe ky dokument sipas organit te akuzës, ka përmbajtje të rreme dhe nuk ka dalë nga zyrat e komunës. Mirëpo në bazë të këtij dokumenti Hanke Topi ka arritur të fitojë me gjyq në vitin 1997 truallin në Linzë të komunës Dajt. Për pasojë në vitin 2004, AKKP mer një tjetër vendim mbi bazën e çertifikatës së falcifikuar dhe vendimit të gjykatës, duke urdhëruar kthimin e sipërfaqes tokësore prej 9100 metra katror. Kjo për shkak se 558 metra katror e sipërfaqes prej 10 mijë e 300 është rrugë.
92 vjeçaria nën akuzë
92 vjeçare Hanke Topi është vënë në hetim nga njësia hetimore Task-Forcë, pasi rezulton se ka kryer falcifikimin e çertifikatës së lindjes, me qëllim futjen si trashëgimtare në pronat e farefist të Presidentit të Republikës Bamir Topi. E moshuara Hanke Topi, pretendon se është bashkëshortja e shtetasit të vdekur Ali Topi, katërgjysh i Bamir Topit. Momentalisht ajo është e dyshuara kryesore e prokurorisë për akuzën e "Falsifikimit të dokumentave" dhe "Përdorimit të dokumentave false". Hetimet që kanë nisur tre muaj më parë nga ana e prokurorisë së Tiranës, kanë treguar se nëpërmjet falsifikimit të çertifikatës e dyshuara Hanke Topi në 22 gusht 1997 në Gjykatën e Tiranës ka nxjerë aktin e trashëgimisë me nr.5516. Për nxjerjen e këtij akti trashëgimie, në gjykata kërkuesja ka paraqitur një çertifikatë vdekje të shtetasit Ali Topi. Sipas këtij dokumenti shtetasi Ali Topi ka vdekur në 15 janar 1915. Mirëpo ajo që është zbuluar nga veprimet hetimore rezulton se shtetësja e dyshuar Hanke Topi në çertifikatë mban ditëlindjen 15 gusht të vitit 1850, çka tregon se ajo momentalisht duhet të ishte 161 vjeçe. Kjo shifër rëzohet pasi sipas hetuesve të prokurorisë së Tiranës, nga hetimi është zbuluar një çertifika tjetër e të moshuarës, e cila rezulton se është lindur në vitin 1920, gjë e cila vërteton dhe moshën 92 vjeçare të të moshuarës.
Pretendimet e Fatmir Topit
Mirëpo nga ana tjetër mbi sipërfaqen e mësipërme të truallit kanë shfaqur pretendime pronësie trashëgimtarët ligjore të shtetasit Dalip Topi dhe konkretisht shtetasi Fatmir Topi (kushëriri i presidentit Bamir Topi), i cili së bashku me bashkëpronarë të tjerë mes të cilëve dhe Bamir Topi trashëgojnë një sipërfaqe toke prej 204.000 metra katrorë të ndodhur në fshatin Linzë-Qesarak Tiranë. Në këtë pronë përfshihet dhe reparti ushtarak me sipërfaqe prej 28.500 metra katror. Nga të dhënat e mësuar nga organi i akuzës, rezulton se gjatë deklarimeve të tija, shtetasi Fatmir Topi ka pretenduar se një pjesë e pasurisë së mësipërme me sipërfaqe 10.300 metra katror është marrë në mënyrë të padrejtë nga shtetasi Ismail Topi dhe Hanke Topi, me të cilin nuk kanë asnjë lloj lidhje farefisnore. Sipas tij kjo e fundit në vitin 1997 i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vërtetimin e faktit juridik të kësaj sipërfaqeje. Gjykata me vendimin e 20 qershorit 1997 ka vendosur të njihen si pronar Ali Ag Topi, gjyshi i Ismail Topit. Shtetasi Fatmir Topi ka pretenduar se shtetasi Ismail Topi ka paraqitur në Gjykatë dokumenta të fallsifikuara lidhur me gjëndjen e trungut familjar, si dhe me dokumentat e pronësisë. Pretendimet e ngritura nga shtetasi Fatmir Topi janë aktualisht objekt hetimi nga ana e Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
( ne foto: Faksimile e hartës së pronave të kthyera nga gjykata në vitin 2006, familjarëve të Bamir Topit, ku bën pjesë edhe prona prej 10300 metrash, që ka vënë në qendër të akuza presidentin Topi)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com