TIRANE- Ministria e Drejtësisë dhe institucionet e linjës kanë përfunduar hartën e re të çmimit të tokave, ndërsa janë duke mbledhur vërejtjet nga ministritë e linjës. Burimet kanë bërë të ditur se shkak i vonesës në miratimin nga e para të çmimeve ka qenë krahasimi i të dhënave me tregun real të shitblerjes. Ndërsa vihet re një ulje në tërësi të vlerave të tokës. Shkak për këtë është jo vetëm ndikimi i krizës së shitblerjes por dhe të konceptit të ri të vlerësimit.