TIRANE- Ka kaluar gati një çerek shekulli, por problemi i pronësisë mbi trojet dhe tokat ende nuk është zgjidhur. Në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit janë grumbulluar prej vitesh rreth 8 mijë dosje, që presin zgjidhje. Ndërkohë, edhe në rastet kur shteti ka njohur pronësinë, e drejta e ish-pronarëve nuk është realizuar për një serë pengesash të tjera të panumërta, duke filluar nga mbivendosja e regjistrimeve në vite, tek objektet pa leje, etj. Vetë ligji për kthimin e kompensimin është ndryshuar më shumë se dhjetë herë, por pa arritur përfundimin e një procesi jetik për ekonominë e vendit.