Pronat, ish-pronarët: Kaluam
nga diktatura në hajdutë

Pronat, ish-pronarët: Kaluam<br />nga diktatura në hajdutë
TIRANE- Në Komisionin e Ligjeve vazhdon sot diskutimi, i draftit të qeverise për ndryshime në ligjin e pronave, me grupet e interesit. Drafti i miratuar nga Ministria e Drejtësisë është kundërshtuar nga shoqatat e ish pronarëve, ndërkohë që dy ditë më parë u kundërshtua dhe nga deputetë të mazhorancës, si dhe të opozitës pasi ligji ka elemente të paqarte dhe kontradiktore.

Në emër të shoqatës “Pronësi me drejtësi”, sekretari i përgjithshëm i saj, Agim Toro kundërshton draftin i cili i heq parlamentit të drejtën për të bërë vlerësimet për çmimet e pronave, duke ia kaluar qeverisë.

“Këshilli i ministrave nuk duhet të përcaktojë vlerën e çmimit të pronës, duhet ta ketë kompetencë parlamenti”- tha Agim Toro.

Sekretari i përgjithshëm i shoqatësë “Pronësi me Drejtësi” vlerësoi pozitivisht zgjatjen e mandatit te AKKP deri në prill të 2014 pasi “Janë 7000 dosje pa i dhënë përgjigje”

BOCARI: KONFLIKTI I PRONAVE SHKAKTOI 6000 te VRARE
Të ashpra kanë qenë dhe deklarimet e përfaqësuesit të shoqatës së "Bregdetit". Ai shprehu shqetësimin se ndonëse kanë kaluar 20 vite nga rënia e dikaturës,  prona nuk ka shkuar ende tek pronari, ndërkohë që konfliktet e pronësisë po shkaktojnë viktima të shumta.

“Pronat janë kusht i domosdoshëm për në BE. Situata është e papranueshme, kemi kaluar nga diktatura në hajdutë Ka mbi 6000 të vrarë ndër vitet vetëm për shkak të pronave. Përderisa prona nuk shkon te i Zoti do të vritemi sërish, dhe me të vrarë nuk shkohet në Europë. Ky ligj është jashtë normave kushtetuese”.- tha përfaqësuesi i shoqatës "Bregdeti".
Më pas Komisioni i Ligjeve nisi diskutimet për titujt e pronësisë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës