Pronat, Mediu: Qeveria s’më dëgjoi
Majko:Jep dorëheqjen

Pronat, Mediu: Qeveria s’më dëgjoi<br />Majko:Jep dorëheqjen
TIRANE-Ka nisur me debate diskutimi i pr/ligjit për pronat në komisionin e ligjeve. Ministri i mjedisit, njëkohësisht kreu i PR, që në themel të saj ka pikërisht cështjen e pronave, ka paraqitur dy amendamente për këtë pr/ligj. Por pikërisht ky fakt ka shkaktuar debate. Mediu ka theksuar se ka kërkuar 2 muaj kohë për të cuar një formulë të re në qeveri për këtë cështje.
Në reagimin e tij deputeti i PS, Pandeli Majko theksoi: “Ne si komision nuk jemi arbitra. Ti nuk mund të vish këtu dhe të bësh propozime, kur je në qeveri. Atëherë ju duhet të jepni dorëheqjen nga Qeveria kur nuk jepni dot mendimin tuaj.”

Në këtë debat ka ndërhyrë kreu i komisionit të ligjeve, Ilir Rusmajli, I cili theksoi se jemi në përputhje me rregulloren, ndaj të mos e dikutojmë më tej këtë fakt. Mediu ka theksuar më tej se Rregullorja I jep mundësinë të paraqesë në komision mendimin e tij për këtë cështje.

Ndërkaq deputetja e PS, Shega Ligori ka dekalruar se shoqata e pronarëve ka paraqitur një sugjerim që për vlerësimin e pronës të merret parasysh edhe elementi gjeorgafik dhe ai panoramik. Eksperti ndërkombëtar që ka asistuar pranë minsitrisë së drejtësisë për hartimin e këtij pr/ligji deklaroi se kjo ëhstë nëj kërkesë e drejtë dhe që mund të realizohet.
Pr/ligji është miratuar në parim dhe vijon diskutimi nen për nen i tij në komisionin e Ligjeve.
(jd/shqiptarja.com(

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës