Pronat, ministrja Gjonaj: Do gjejmë zgjidhjen me të mirë me Gjykatën Europiane

Pronat, ministrja Gjonaj: Do gjejmë zgjidhjen me të mirë me Gjykatën Europiane

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj me Guido Raimondin

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar sot paradite një takim të frytshëm me presidentin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), Guido Raimondi. Takimi dypalësh është mbajtur gjatë punimeve të Konferencës së nivelit të lartë të ministrave të Drejtësisë të vendeve të Këshillit të Evropës, që po zhvillohet në Kopenhagen të Danimarkës.

Ministrja Gjonaj e siguroi Raimondi për angazhimin e plotë të Qeverisë Shqiptare për zbatimin e vendimeve të GJEDNJ-së. Sipas saj Qeveria Shqiptare i ka kushtuar një vëmendje të veçantë respektimit të të drejtave të njeriut, gjatë zbatimit të një sërë reformash të thella që janë ndërmarrë për forcimin dhe konsolidimin e shtetit ligjor gjatë viteve të fundit.

Ministrja e Drejtësisë prezantoi rezultatet pozitive të arritura deri tani në reformën në drejtësi, që Shqipëria po zbaton si një ndër reformat më të thella në vendet që aspirojnë integrimin në BE.

Ministrja vuri në dukje rëndësinë që i kushton Qeveria shqiptare trajtimit të aplikimeve shqiptare në shqyrtim nga GJEDNJ, duke vënë theksin te nevoja e sigurimit të efektivitetit të zbatimit të vendimeve të gjykatës.

Gjonaj shprehu të gjithë gatishmërinë e Qeverisë shqiptare për bashkëpunim me strukturat e Gjykatës për gjetjen e zgjidhjes më të mirë për çështjen e pronave. Në këtë kuadër ajo ka bërë edhe një prezantim të reformës së pronës dhe mekanizmit efektiv të trajtimit të saj. “Ne tashmë kemi nisur të zbatojmë me efektshmëri mekanizmin konkret ligjor për zgjidhjen e çështjes së pronave”, ka theksuar ministrja Gjonaj. Presidenti i GJEDNJ-së shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të strukturave të gjykatës me palën shqiptare për gjetjen e zgjidhjes për çështjet e pronave në trajtim.

Po sot, Ministrja Gjonaj ka zhvilluar një takim edhe me Komisioneren e të Drejtave të Njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatoviç, me të cilën diskutoi lidhur me risitë e Reformës në Drejtësi veçanërisht efektiviteti dhe aksesi në drejtësi, drejtësinë penale për të miturit dhe të drejtat e personave të dënuar me masa mjekësore.

Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj u shpreh e hapur për të forcuar bashkëpunimin me Komisioneren për të Drejtat e Njeriut në fushat me interes reciprok. Nga ana e saj, Komisionerja Mijatoviç vlerësoi këtë angazhim dhe theksoi se do të ketë një diskutim më të detajuar me autoritetet shqiptare gjatë vizitës së saj në Shqipëri, që do të zhvillohet së shpejti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fidelio: 16/04/2018 00:51

    Po per pronaret e vjeter dhe te vertete te pronave, kujtohet njeri? Padresjesia vazhdon me VKM mbi VKM te padrejta dhe abuzuese?

    Përgjigju
  • Klodi: 13/04/2018 10:11

    Vallaj eshte bere per pronat ne kto 6 muaj sa nuk eshte bere ne 27 vjet.

    Përgjigju
  • Remark: 13/04/2018 10:06

    Bashkepunime te tilla rrisin besimin tek nderkombetaret per reformat qe po ndermeren.

    Përgjigju
  • eldaa: 13/04/2018 10:05

    Reforma e pronave eshte nje sfide qe askush nuk ka mundur ta ndermarr dhe kjo ministrja duket se e ka mar seriozisht qe ta zgjodhi kte ngerc. Suksese

    Përgjigju
  • Izo: 13/04/2018 10:04

    pritesh nga presidenti i GJEDNJ per takim pune nuk eshte gje vogel. Tregon qe ata kane besim tek ty dhe tek reformat qe po behen. Kush kupton pak nga politika e jashme e kupton mjaft mire kte

    Përgjigju
  • Vlore: 12/04/2018 21:03

    Shpresojm ti shikoj me imtesi ministerja punen e pronave,se realisht ne prokurorin e vlores ka dhe padi per persona qe kane fallcifikuar dokumenta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër