Pronat në Vlorë, përplasje
mes pronarëve dhe gardës

Pronat në Vlorë, përplasje<br />mes pronarëve dhe gardës
TIRANE- Përplasje të ashpra ndodhën dje në orët e para të mëngjesit nga disa efektivë të Gardës si dhe disa pronarë të një toke në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Ky është një konflikt i përsëritur mes të dyja palëve, pasi Garda e Republikës ka rrethuar objektet në ndërtim duke mos lejuar punimet e mëtejshme të një pallati, që ndodhet në afërsi të ish-vilave qeveritare.

I gjithë trualli i është kthyer me vendim gjykate në vitin 2008 pronarëve, të cilët kanë vendosur ndërtimin e pallatit pranë vilave qeveritare. Pronarët akuzojnë Gardën dhe Drejtorinë e Vilave se po shkel ligjin, pasi Gjykata e Lartë dhe Përmbarimi u ka dhënë atyre të drejtë. Nga ana tjetër Drejtoria e Vilave pretendon se ky territor është nën administrimin e rezidencave qeveritare kështu që Gjykata e Lartë nuk ka kompetenca mbi ta.

PERPLASJA

Konfrontimi nisi që në orët e para të mëngjesit, pasi Garda tentoi të rrethojë ndërtimin, te ish-vilat qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, për të mos lejuar vazhdimin e punimeve, por pronarët nuk e lejuan.

Rikthimi i konfliktit të pronave mes Gardës së Republikës dhe pronarëve të tokave në Ujë të Ftohtë, solli dje një debat dhe përplasje të ashpër mes tyre. Pavarësisht se Gjykata e Lartë e Vlorës, kishte marrë një vendim lidhur me pronësinë e tokës duke i'a kaluar pronarëve, Garda e Republikës, nuk heq dorë por pretendon që mos të vazhdojnë më punimet e nisura për ndërtimin e pallatit. Sipas pronarëve të dëmtuar, bëhet me dije se forca të shumta të Gardës kishin dy ditë që grumbulloheshin në afërsi të njërës prej pronave pranë rezidencës qeveritare, duke rrethuar zonën.
Por nga ana tjetër, nuk është e lehtë për pronarët, të cilët të irrituar deklarojnë se nuk janë duke bërë asgjë kundër ligjit dhe s'mund të ndalohen nga askush. Ndër të tjera pronarët thonë se toka është e tyre dhe e kanë fituar me proçes gjyqësor, para 4 viteve, kështu që Garda e Republikës dhe institucionet e tjera qeveritare s'kanë punë të ndërhyjnë në tokën e tyre. Gjatë një deklarate njëri prej pronarëve tha se punimet kishin rreth 5 muaj që kishin nisur, për të përfunduar pallatin, por Garda prej disa ditësh përpiqej të pezullonte punimet. "Urdhëri" nga ana e efektivëve të FNSH si dhe të Gardës së Republikës ka acaruar më tepër pronarët, të cilët të konfortohen me ta. Përplasja fizike mes tyre ka qenë e ashpër.
VENDIMI
Ndërtimi i pallatit nisi në vitin 2008 dhe prej gati 4 vitesh, ato janë ndërprerë për shkak të procesit gjyqësor, mes pronarëve të tokës dhe Gardës, e cila pretendonte se i takon asaj ta administrojë. Pas marrjes së vendimit të Gjykatës së Lartë pronarët kishin rinisur ndërtimin e pallatit, disa muaj më parë duke rindezur në të njëjtën kohë dhe konfliktin me Gardën. Panvarësisht se gjykata ka caktuar vendimin e pronarëve forca të Gardës së Republikës qëndrojnë ende të përplasen si dhe të pretendojnë, moslejimin e punimeve.

PRONARET

Pronarët e ligjshëm të tokës ku po ndërtohet pallati deklaruan dje në një prononcim për median se prej ditësh Garda po ushtron presion ndaj mos lejimit të vazhdimit të punimeve. Po ashtu i kërkon dokumentacion për ndërtimin që po kryehet. Pronarët thonë se objekti për ka një vendim të Gjykatës së Lartë që e lejon, dhe zyra e Përmbarimit ua kishte rikthyer pronarëve. Garda e Republikës pretendon se Gjykata e Lartë nuk ka kompetenca mbi ta".- deklaronte dje një pronar. Të shqetësuar pronarët kërkojnë drejtësi duke u shprehur se ky është një lloj presioni dhe konflikt i vazhdueshëm.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore