TIRANE - Dërgimi i ligjit të pronave nga Presidenti Nishani në Gjykatën Kushtetuese nuk do të thotë pezullim i ligjit. Në bazë të procedurave, qeveria do të vijojë zbatimin e ligjit deri në momentin që do të merret një vendim përfundimtar prej gjykatës kushtetuese. ndërsa dhe për vetë pezullimin e veprimit të ligjit do të duhet të shprehet gjykata kushtetuese me një vendim të ndërmjetëm.
Duke u mbështetur në precedentët e mëparshëm, Gjykata Kushtetuese nuk pritet që të vendosë shpejt për ankesën mbi ligjin e kthimit dhe të kompensimit të pronave. Fillimisht gjykata do të vendosë për datën e marrjes në shqyrtim të ankesës së palëve dhe më pas do të përcaktojë afatin e marrjes së një vendimi për pezullimin e ligjit, apo për të vendosur një afat për dhënien e një vendimi përfundimtar.
Nga ana tjetër ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë si dhe ata të Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave do të vijojnë me procedurat për miratimin e akteve nënligjore për kthimin dhe kompensimin e pronave, duke u mbështetur në ligjin e ri. Një tjetër nismë është dhe përgatitja e hartës së re të çmimeve të tokave në të gjithë vendin. Proces që pritet të përfundojë në muajin qershor.
Çështja e ndryshimeve në ligjin e kthimit dhe të kompensimit të pronave do të jetë objekt i diskutimit dhe në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës. Qeveria shqiptare do të paraqesë argumentet në mbështetje të ligjit. Ku KiE ka kërkuar më shumë sqarime rreth metodologjisë që do të përdoret në llogaritjen e çmimit për tokën që do të kompensohet financiarisht por dhe për rastet e kompensimit fizik. Në lidhje me kompensimin fizik, në draftin e ri është parashikuar që fondi i tokave do të dalë në ankand dhe vlera që do të përfitohet do të shërbejë për kompensimin financiar të ish pronarëve. Pika këto të cilat do të diskutohen me qeverinë shqiptare.
Zbatimi
Në bazë të procedurave të mëparshme, qeveria do të vijojë zbatimin e ligjit të ri mbi çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave deri në momentin që do të merret një vendim përfundimtar prej Gjykatës Kushtetuese.
*Shkrimi u botua nw gazeten Shqiptarja.com (print)
/Shqiptarja.com

fuqi deri në vendim përfundimta">