TIRANE- Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka deklaruar dje se për ish-pronarët janë dhënë nga 6 milionë USD në vit, ndërkohë që gjatë qeverisjes socialiste nuk është dhënë asnjë lek për kompensimin financiar.
Gjatë prezantimit të draftit të strategjisë së re të pronës, kreu i Drejtësisë Eduard Halimi deklaroi se gjatë qeverisjes socialiste nuk është kryer asnjë veprim për kompensim financiar të ish-pronarëve, ndërsa qeveria e djathtë ka dhënë nga 6 milionë dollarë në vit. Kjo, në fakt, nuk i përgjigjet realitetit, pasi që para se të vinte PD në pushtet, ka filluar procesi i kompensimit, që kryhej me anë të shortit dhe me shpërblim deri në 200 metra katrorë truall.
Strategjia e re është sugjeruar nga ana e Këshillit të Evropës që para dy vjetëve dhe është zvarritur nga qeveria pa asnjë arsye, përveç shifrës shumë të lartë që kërkohet për kompensim, e që vlerësohet në rreth 30 miliardë euro nga ish-pronarët, si dhe synimeve korruptive për zënien e pronave nga pronarë të rinj, të lidhur me pushtetarët.
Duke raportuar shifrat mbi pronat, Halimi tha se regjistrimi fillestar kombëtar përfundon brenda 2013. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës, shtoi ai, do të shqyrtojë deri në 2014, 7 mijë dosje që kanë mbetur pa kompensim. Ai tha se realiteti shqiptar ka patur një problematikë të ndjeshme në këtë fushë, jo vetëm për shkak të intensitetit të padrejtësive gjatë regjimit komunist, por edhe për shkak të cilësisë së dobët të dokumentacionit që disponohet nga qytetarët. Sipas tij, nga viti 1993 deri me 2011 janë hapur 62 mijë kërkesa për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës.
Nga ana e tij, drejtori i ri i Agjencisë së Legalizimeve, Ardian Kollozi, deklaroi se do të përmbyllet brenda vitit 2013 procesi i legalizimeve.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com