Pronat, rrëzohen
amendamentet e Mediut

Pronat, rrëzohen <br />amendamentet e Mediut
Komisioni i veprimtarisë Prodhuese ka miratuar projektligjin për kalimin pa shpërblim të pronave të marra nga ligji 7501. Pas kërkesës së deputetit socialist, Blendi Klosi, për kthimin mbrapsht të ligjit, pasi ishte një ligj me një prapavijë politike dhe jo një ligj integral, Ngjana kërkoi që të votohej, dhe la në tagrin e komisionit të Ligjeve të vendoste për amendimet e sjella nga deputeti i PR, Fatmir Mediu. Deputeti Klosi shtroi pakënaqësitë e veta në këtë komision, duke pohuar edhe një herë se ky projektligj nuk ishte gjithëpërfshirës.

Bano: Duke qenë plotësisht dakord me këtë që thatë ju, hedh poshtë ato aludimet për korrupsion të mundshëm në drejtim të ndarjet së titullit të pronësisë se vendimet do merren në këshilla, dhe madje me votim të cilësuar, kështu që çdo lloj votimi do ketë miratimin e PS-së, të PD-së dhe të përfaqësuesve të tjerë në këshill.

Klosi: Ky është një problem shumë i madh dhe ka nevojë për shumë diskutim. Shpreh vullnetin e PS-së për të qenë të përgjegjshëm dhe realë në diskutimin e këtij procesi. Meqenëse ju zoti Bano më thoni që problemet 20 vjeçare nuk i kanë zgjidhur dot politika dhe shteti, pra ka qenë i pafuqishëm, ta zgjidhin me sherre aty në fshat. Në shqetësimin tim ishte problemi i dokumentacionit. Zyra apo kadastra të djegura, informacione të munguara prej shumë e shumë vitesh. Mbi çfarë do diskutojnë këta këshilltarë që përmendët ju në komuna apo bashki, mbi informacionin e zarfeve që do u shkojnë. Ato nuk janë zarfe me dokumentacione, por janë në mos vendime politike, vendime abuzive.
Bano: Shteti janë dhe komunat e bashkitë.
Klosi: Nuk doni të zgjidhni problemet, por doni t'i hidhni një batanije për fushatë elektorale. Nuk keni votat në parlament prandaj vini vërdallë. Hiq dhe zotin Mediu, nga 71 vota keni 70.
Gjana: Në relacion do t'i propozoja komisionit që meqenëse ne jemi komision që japim mendim, amendamentet e sjella nga zoti Mediu gjykoj se 3 apo 4 prej tyre e kthejnë atë në të kundërt.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës