Pronat, shoqatat kundër qeverisë
“Ligji i ri injoron procesin”
Në një deklaratë të sajën, shoqata “Bregdeti” akuzon qeverinë se ka miratuar dy projektligje pa asnjë konsultë me grupet e interesit. Njëherësh kjo shoqatë kritikon organizmat ndërombëtare se me heshtjen e tyre po favorizojnë aferat korruptivë të qeverisë shqiptare me pronat.
TIRANË - Shoqata “BREGDETI” ka reaguar lidhur me ligjet që Qeveria ka miratuar dhe Kuvendi po diskuton “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore te krijimit te titujve te pronësisë mbi Token Bujqësore” . Sipas kësaj shoqate, qeveria ka shkelur Konventën Europiane të të Drejtave duke miratuar një ligj apo grup ligjesh pa u konsultuar me grupet e interesit.
“ Projekt-ligjet e propozuara nga Qeveria injorojnë tërësisht kthimin e pronës pronareve legjitime dhe bien ndesh (ne përmbajtjen e tyre ne tërësi) me kriteret e krijimit te titujve te pronësisë te përcaktuar ne Kushtetutën e RSH, me te drejtën për te poseduar dhe gëzuar pronën si pjese themelore e te drejtave te Njeriut, e cila garanton funksionimin e demokracisë”, thuhet në deklaratën e shoqatës “Bregdeti”.
Sipas drejtuesve të kësaj shoqate, miratimi i dy ligjeve sa me sipër është i mbarsur me një GENOCID (spastrim metodik te popullsisë autoktone te Bregdetit te Jugut te Shqipërisë) tëkamufluar me ligjërimin nga shteti (“ne emër te demokracisë”), të akteve të paligjshme.
“Mbështetja apo aprovimi i heshtur që përfaqësues të Bashkimit Europian,
OSBE dhe organizatave ndërkombëtare të angazhuara në Shqipëri i japin kësaj iniciative te Qeverisë, mbështet drejtpërdrejt cënimin e Te Drejtave Themelore te Njeriut te komunitetit tonë, duke favorizuar afërat korruptive të njerëzve të veshur me pushtet, të cilët po insistojnë te bëjnë te pranueshëm edhe përpara faktorit ndërkombëtar ligjërimin sistematik te akteve te paligjshme te një pjese te popullsisë ne dem te te drejtave dhe lirive te një pjese tjetër te saj, duke shkaktuar një Genocid de facto”, përfundon deklarata e shoqatës.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.7%
-
Gafë
51.5%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 5101
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15