TIRANE- Zbardhet plani i veprimit të qeverisë për kthimin dhe kompensimin e pronave. Vendimi i Qeverisë i miratuar në 23 prill u fuqizua dje me botimin në Fletoren Zyrtare dhe i hap rrugë fillimit të procedurave për kthimin dhe kompensimin e pronave. Ky plan veprimi i është referuar vendimit të Gjykatës së Strasburgut e cila jep direktivat se si do të bëhet kompensimi i pronave duke u bazuar në vendimin e dhënë për çështjen “Manushaqe Puto e të tjerë kundër Shqipërisë”.
Plani i veprimit
Sipas VKM-së, përcaktohet se Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të ndryshojë emër dhe do të quhet Agjencia e Fondit të Tokës e cila do të merret vetëm me përgatitjen e inventarizimit të tokave të lira. Krahas kësaj, ky institucion do të ndryshojë varësi nga Ministria e Drejtësisë tek Kryeministri. Sipas këtij plani të veprimit, është përcaktuar hartimi i një pakete ligjore e cila do të mundësojë fillimin e procedurave për kalimin e tokave të shtetit në pronësi të ish-pronarëve. Fillimisht do të bëhet inventarizimi i të gjitha zonave kadastrale si edhe përcaktimi i vlerës së tokës. Vlera e tokës do të bazohet në çmimin aktual të tregut dhe do të përllogaritet nga grupi i punës ndërministral. Pas kësaj do të bëhet inventarizimi i të gjitha dosjeve që kanë vajtur në AKKP për kthim dhe kompensim si edhe do të evidentohet fatura financiare e tyre, pra të dalë totali i shumës që nevojitet për shlyerjen e kësteve për ish-pronarët.
Tokat e kompensuara
Një pikë tjetër e planit të veprimit është inventarizimi i të gjitha tokave që kanë kaluar për kompensim nga ana e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Kësisoj këto toka do të kalojnë nën lupën e grupit ndërministror të krijuar në Kryeministri me qëllim evidentimin e shkeljeve të mundshme që janë bërë me kompensimin e pronave. “Më konkretisht, dy grupe ndërministrore që janë krijuar pranë Kryeministrit në prill 2014, përkatësisht do të identifikojnë pronat shtetërore të vëna në dispozicion për kompensim në natyrë dhe do të verifikojnë statusin aktual ligjor të tokës që tashmë është shpërndarë për këtë qëllim tek AKKP-ja”,- thuhet ne planin e veprimit të qeverisë.
LEXONI KETU DOKUMENTIN, Vendimin e plotë të qeverisë për dëmshpërblimin e ish-pronarëve
Shkrimi u publikua sot 6 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Plani i veprimit
Sipas VKM-së, përcaktohet se Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të ndryshojë emër dhe do të quhet Agjencia e Fondit të Tokës e cila do të merret vetëm me përgatitjen e inventarizimit të tokave të lira. Krahas kësaj, ky institucion do të ndryshojë varësi nga Ministria e Drejtësisë tek Kryeministri. Sipas këtij plani të veprimit, është përcaktuar hartimi i një pakete ligjore e cila do të mundësojë fillimin e procedurave për kalimin e tokave të shtetit në pronësi të ish-pronarëve. Fillimisht do të bëhet inventarizimi i të gjitha zonave kadastrale si edhe përcaktimi i vlerës së tokës. Vlera e tokës do të bazohet në çmimin aktual të tregut dhe do të përllogaritet nga grupi i punës ndërministral. Pas kësaj do të bëhet inventarizimi i të gjitha dosjeve që kanë vajtur në AKKP për kthim dhe kompensim si edhe do të evidentohet fatura financiare e tyre, pra të dalë totali i shumës që nevojitet për shlyerjen e kësteve për ish-pronarët.
Tokat e kompensuara
Një pikë tjetër e planit të veprimit është inventarizimi i të gjitha tokave që kanë kaluar për kompensim nga ana e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Kësisoj këto toka do të kalojnë nën lupën e grupit ndërministror të krijuar në Kryeministri me qëllim evidentimin e shkeljeve të mundshme që janë bërë me kompensimin e pronave. “Më konkretisht, dy grupe ndërministrore që janë krijuar pranë Kryeministrit në prill 2014, përkatësisht do të identifikojnë pronat shtetërore të vëna në dispozicion për kompensim në natyrë dhe do të verifikojnë statusin aktual ligjor të tokës që tashmë është shpërndarë për këtë qëllim tek AKKP-ja”,- thuhet ne planin e veprimit të qeverisë.
LEXONI KETU DOKUMENTIN, Vendimin e plotë të qeverisë për dëmshpërblimin e ish-pronarëveShkrimi u publikua sot 6 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)








