Pronat, tërhiqet BB
kontakton ish-pronarët

TIRANE- Shoqatat e ish-pronarëve duket se kanë bindur zyrën e Bankës Botërore në Tiranë që të rishikojë raportin e vlerësimit të pronave në vend nga ky institucion, që i rekomandon qeverisë të caktojë një përqindje kompensimi, si dhe të ulë çmimet në hartën e vlerës së tokës.

Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës “Pronësi dhe Drejtësi”, Agim Toro, tha se drejtuesit e Bankës Botërore kanë dërguar një letër, ku shprehen se do t’i rishikojnë rekomandimet e tyre lidhur me këtë çështje. Sipas kësaj Shoqate, ata janë gati të ulen në një tryezë të rrumbullakët, ku të diskutohet për këtë çështje me të gjithë grupet e interesit.

Sipas tyre, kthimi fizik i pronës është zgjidhja e çështjes, vonesat në këtë gjë vetëm sa shtojnë faturën financiare të kompensimit. Në raportin e Bankës Botërore trajtohej gjithë gama e çështjes së pronave në Shqipëri dhe për secilin rast qeverisë shqiptare i jepeshin rekomandime.

Pronësia në Shqipëri mbetet vetëm një ëndërr dhe sistemi dominohet nga kaosi procedural e ligjor, ndërkohë që korrupsioni ka penguar zbatimin e nismave të mira për zgjidhjen e problemeve. Këto ishin disa nga konstatimet e raportit të Bankës Botërore mbi pronën e paluajtshme në Shqipëri. Raporti vërente mes të tjerash që mungesa e titujve të pronësisë ka vështirësuar dukshëm investimet në ndërtim dhe se pasiguria e të drejtave të pronësisë prek një pjesë të madhe të popullsisë. Gjykatat, sipas raportit, kanë dështuar në zgjidhjen e konflikteve në lidhje me pronësinë, gjë që do të pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Studimi vërente se mungesa e garantimit ligjor të të drejtave të pronësisë ka nxitur ndërtimet pa leje dhe ka ushqyer përçarje shoqërore dhe mosbesim të theksuar të popullsisë te shteti.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Debat në ‘Studio LIVE’, Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime, nivel prokurorie qyteti! Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha?

Debat në ‘Studio LIVE’, Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime, nivel prokurorie qyteti! Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha?