Pronat, tërhiqet Alibeaj:
Çmimin ta caktojë qeveria
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është tërhequr nga amendimi i një prej neneve të ligjit të pronave. Ditën e djeshme, teksa ishte thirrur edhe ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, Alibeaj ka ndryshuar qëndrim për sa i përket vlerësimit të çmimit nga Parlamenti
TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është tërhequr nga amendimi i një prej neneve të ligjit të pronave. Ditën e djeshme, teksa ishte thirrur edhe ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, Alibeaj ka ndryshuar qëndrim për sa i përket vlerësimit të çmimit nga Parlamenti. Qëndrim ky, që iu vu deputetëve socialistë përpara në fillim në komisionit, duke mbajtur të fshehta kompromiset me Ministrinë e Drejtësisë. Dje, duke i marrë të gjitha amendimet në konsideratë ministria e Drejtësisë, Alibeaj ka kërkuar që vlerësimi i çmimit të bëhet nga qeveria, ndryshe nga çfarë është shprehur më parë, që çmimi të përcaktohet nga Kuvendi.
Alibeaj ka ndryshuar mendim, duke shprehur dy standarte brenda një jave, duke ju referuar materialit të sjellë nga ministri Halimi për standartet e vlerësimit nga shoqata ndërkombëtare e vlerësuesve. "Çështja e parë që procesi i kompensimit do të duhet të përcaktojë se cili është standarti i masës në kohë e hapësirë. Është përzgjedhur nga qeveria që ajo do të jetë vlera e tregut. Çështja tjetër që duhet të shërbejë si garanci që vlera e tregut do të aplikohet përgajtë procesit të kompensimit, të përcaktohet në ligj komponentët që do të nxirrnin rezultate reale. Çmimi i tregut të shitjes, lloji i pronës dhe qëllimi i përdorimit të saj janë tre elementë që do të përpunohen nëpërmjet metodikës, formulë aritmetikore që merr imputet e këtyre elemtenëve dhe nxjerr rezultatet që quhet vlerë tregu. Gjuha dhe logjika është e njëjtë, vetëm një saktësim gjuhësor, vlerësimi i pronës do të kryet bazuar. Nuk jam për këtë gjuhë. Vlerëismi është proces, vlera është shifra që duhet të dal, i qëndroj pozicionit tim, vlera e pronës që kompensohet do të nxirret bazuar në ligj, dhe pjesa tjetër të jetë siç është përcaktuar në formulimin e përbashkët", është shprehur Alibeaj, duke u tërhequr nga qëndrimi i para një jave. Pas kundërshtive të disa ditëve më parë, mbi cilësinë e draftit, pothuajse të gjitha amendimet e relatorit Enkelejd Alibeaj, u pranuan nga ministria e Drejtësisë, përfshirë këtu dhe strukturën e drejtorisë së re të Koordinimit të Çështjeve të Pronësisë.
ÇFARE THA ALIBEAJ MBLEDHJEN E KALUAR TE KOMISIONIT TE LIGJEVEDeputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, kundërshtoi draftin e qeverisë për ndryshime në ligjin e pronave. Në rolin e relatorit të Komisionit të Ligjeve për këtë projekt, Alibeaj tha se ligji i paraqitur ka elemente të paqarte dhe kontradiktore. Ai sugjeroi rishikim ne tërësi te draftit te Ministrisë, pasi e cilësoi antiligjor kalimin e kompetencës për rivlerësimin e çmimit të tokës nga parlamenti tek qeveria. Ky qëndrim i deputetit demokrat Alibeaj, është i njëjtë me atë te socialisteve për draftin. Duke prezantuar amendimet, përfaqësuesit e Ministrisë se Drejtësisë pohuan se kane zbuluar rreth 17 mije hektarë toke për t'i vene ne dispozicion te kompensimit te pronareve. Por ndryshe nga paraqiten ne projektligj fillimisht para komisionit Ministria e Drejtësisë kërkoi zgjatjen e mandatit te AKKP deri në 2014.
(sg/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8144
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21