TIRANE- Sipërfaqet e lira midis objekteve në fshatrat turistikë do t’i jepen me qira apo do t’u shiten banorëve që jetojnë në këto objekte. Propozimi është bërë nga kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame dje në komisionin parlamentar të ligjeve gjatë diskutimit mbi ndryshimet në ligjin për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat turistike.
Lame ka propozuar 5 variante me anë të së cilave mund të zgjidhet pronësia e lirë midis objekteve të ndërtuara në fshatrat turistikë, ku sipas tij alternativat më të mira do të ishin ato të dhënies me qera apo për shitje banorëve që jetojnë në objektet e ndërtuara. “Fshatrat në të cilat apartamentet janë shitur, subjekti ndërtues e ka të pamundur të blejë truallin e lire kurse përsa i përket fshatrave turistikë në të cilat subjekti nuk i ka shitur apartamentet natyrisht që lind e drejta që ta blejë subjekti”, u shpreh Lame. Sipas tij, shteti me ligjin e ri do t’i japë të drejtë që ta blejnë truallin e lirë por pa pasur të drejtë që blerësit e tij t’i ndërrojnë destinacion. Kanë qenë rreth 130 subjekte sipas kreut të ALUIZNI-t, ato të cilat kanë gjeneruar një problem që sot përllogariten në 14 mijë subjekte.
/Shqiptarja.com