Prononcimi për mediat i Drejtorit të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako 

Pyetje: Pas Tiranës panairi "Policia që duam", vjen në Himarë pas dy ditëve te suksesshme në Vlorë dhe më tej edhe në Sarandë.
Si është dukur zhvillimi i këtij panairi në këto zona bregdetare sot për herë të parë në Vlorë dhe në Himarë?

Sikur e keni ndjekur të gjithë qytetarët dhe pushuesit shqiptarë në bregdetin shqiptar prej disa ditësh duke filluar që nga Vlora dhe sot ndodhemi në Himarë; jemi duke performuar me të gjitha komponentët e rëndësishëm të sektorëve të Policisë. 
Polici e cila përkon me Policinë që kërkon komuniteti, sa më afër, sa më pranë komunitetit. 
Ne tregojmë me këtë që jemi në shërbim të komunitetit në çdo kohë dhe me të gjitha mundësitë tona, duke i ofruar atij të gjitha llojet e shërbimeve, por duke e rritur në mënyrë të ndjeshme sigurinë, si për qytetarët shqiptarë të cilët pushojnë në bregdetin shqiptar dhe në të gjitha vendet e tjera të rëndësishme turistike që ofron e gjithë Shqipëria, por edhe për të gjithë shtetasit e huaj të cilët kanë qenë të shumtë që kanë vizituar bregdetin e gjithë Shqipërinë këtë verë.

Ne pas Himarës ku ndodhemi sonte, ku të gjithë qytetarët e Himarës janë duke vizituar panairin e Policisë, do të kalojmë në qytetin e bukur bregdetar të Sarandës ku numri i konsiderueshëm i pushuesve do të kenë mundësi që të vizitojnë në mënyrë të drejtpërdrejt dhe nga afër të gjithë komponentët që ne performojmë. Kjo do të vazhdojë në të gjithë qytetet turistike, por jo vetëm por në të gjithë Shqipërinë, ku do të jemi prezent, ashtu sikurse jemi prezent me të gjitha shërbimet e tjera në të gjtiha hapësirat e Republikës së Shqipërisë. 


Pyetje: Është zgjedhur periudha e verës, është bërë kjo edhe për t'iu treguar shqiptarëve që janë larguar nga Shqipëria ndryshimin që ka pësuar Policia?

Patjetër që është një moment shumë i rëndësishëm për shumë shqiptarë që pjesën më të madhe të vitit e kalojnë jashtë juridiksionit të Shqipërisë. Gjejnë mundësinë që të kontaktojnë me njërëzit e tyre, por edhe të shohin me sytë e tyre e të prekin drejtpërsëdrejti dhe sigurinë që ofron Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit.

Pyetje: Sa janë realizuar pritshmëritë e këtij panairi?

Për ne i ka tejkaluar që të gjitha prithsmëritë. Për ne i ka kaluar që të gjitha momentet që prisnim. Jemi në vlerësimin absolut të gjithë komunitetit dhe të publikut, të cilët jo vetëm që na falenderojnë, por janë edhe prezent me shumë elemente të rëndësishëm të Policisë, të cilët nuk kanë pasur ndoshta mundësi që t'i prekin ose t'i shohin më parë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Kosovë