Një faqe iraniane në platformën facebook, po përhap një propagandë online kundër ndërtimeve në Zvërnec duke iu referuar investitorëve, dy vëllezërve Alkhayatt nga Katari si dhe sipërmarrësit në këtë projekt Jared Kushner, dhëndri i presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Me emrin ‘Ushtria e Iranit’, ky profil ka publikuar foto nga protestat me mbishkrimin “Shqipëria nuk është në shitje. Nxirrini jashtë nga Tirana ata miliarderë hebrenj”.
“Shqipëria është vetëm për shqiptarët” shkruhet në një tjetër postim, ku shënjestër e ‘propagandës është familja Trump’, Ivanka dhe bashkëshorti i saj.
“Mijëra qytetarë shqiptarë u mblodhën në sheshin kryesor të Tiranës të mërkurën për të protestuar kundër një resorti të planifikuar në një zonë të mbrojtur të Zvërnecit, në jug të Shqipërisë, i lidhur me dhëndrin miliarder të Trump.
Protestat që filluan të dielën në Zvërnec u intensifikuan në Tiranë në ditët në vijim. Nën sloganin "Shqipëria nuk është në shitje", protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projektit. Albani është vetëm për shqiptarët”, thuhet në postim.
Propaganda shkon deri aty sa e paralelizon realitetin në Shqipëri me Palestinën. Kjo për shkak se Donald Trump ka marrë përsipër rindërtimin e Rripit të Gazës përmes Bordit të Paqes, zonë e shkatërruar nga lufta mes Izraelit dhe grupit terrorist Hezbollahu, i financuar nga Irani.
“SHQIPËRI NUK ËSHTË PËR SHITJE! KËSHTU FILLOI NË PALESTINË”
Debati për Zvërnecin ka ‘rënë pre’ dhe e propagandës ruse dhe greke ku thuhet se Zvërneci e Sazani i është shitur izraelitëve apo se këto zona janë tokë greke.
Komente









Per pushtin, pothuajse kudo, protestat e njerezve jane te nxitura nga agjenturat e huaja…Nuk mundet qe pushteti te shihet. e pasyre e te dalloje kelliren ne surratin e vet… Nuk kuptojne se gabimet e pushtetit trashe , trashen derisa behen nje barre teper e rende per kurrizin vegjelise te perthyer nga pesha e gabimeve si dhe e krimeve te pushtetit. kujto Causeshkun, Ramiz Aline, 21 Janarin….
PërgjigjuKjo eshte protest qe ka lindur nga mediat sociale. Mbeshtet edhe financohet nga influencerat shqiptar. Vetem nje gje do te thosha pergatituni sepse keto protesta do vazhdojne gjate. Me muaj e ndoshta me vite. Do te trazojne shume ujra. Ne fund te gjithe do kuptojne qe ndryshimi nga vjen nga protestat, por nga politika te reja.
PërgjigjuNuk po e marrim vesh se kush i udheheq keto dimostrata. Disa thirrje ne demostrat jane jo normale.Mund te kerkosh l'argomento e kryeministrit ,por jo te shembesh kryeministrine.
PërgjigjuShqiptaret po e udheheqin apo duhet sesben te jete faji i dikujt or teeeejjjjj