Propaganda ruse që po ndan familjet në Donbas, historia e 2 motrave që besojnë 2 versione të ndryshme të asaj që po ndodh në Ukrainë

Propaganda ruse që po ndan familjet në Donbas, historia e 2 motrave që besojnë 2 versione të ndryshme të asaj që po ndodh në Ukrainë

Shkatërrimi nga lufta në Donbas

Rayisa Horislavets nuk ka folur me motrën e saj për dy javë. Motrat jetojnë në të dyja anët e vijës së frontit në Donbas në Ukrainën lindore. Rayisa ndodhet në një fshat të kontrolluar nga Ukraina, ndërsa motra tjetër e saj ndodhet jo shumë larg nga ajo që rusët e quajnë “Republika Popullore e Donetskut”, e cila gjendet nën kontrollin e tyre.

Ata ndaluan së foluri sepse lidhja telefonike me pjesën e kontrolluar nga Rusia të Donbasit u prish, por marrëdhënia ishte përkeqësuar më parë tha Rayisa. Motra e saj beson se lajmet për sulmet e Rusisë në Ukrainë janë të rreme.

"Ajo më thotë të mos besoj asgjë nga ato që sheh në media, nuk është Ukraina që po i bën ato tmerre, i thashë se ka dëshmitarë, ne shohim se çfarë po ndodh në Kharkiv dhe gjetkë”, tha Rayisa.

Historia  e dy motrave nuk është e pazakontë në Ukrainën lindore, ku linjat e frontit kanë ndarë familjet dhe propaganda ruse ka bindur shumë persona nga pala ruse se mizoritë dhe sulmet në mediat ndërkombëtare janë të rreme.

Pavarësisht largësisë dhe marrëdhënies së distancuar me motrën e saj, Rayisa dëshiron të flasë përsëri me të.

"Sigurisht, ajo është motra ime, por ne nuk mund të flasim tani, ne vetëm do të luftojmë", tha ajo.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë