Presidenti Ilir Meta do të nisë këtë të premte konsultimet me të gjithë krerët e partive apo përfaqësuesit e tyre, për të vendosur datën e re të zgjedhjeve. Më 4 korrik kreu i shtetit do të presë në Presidencë sugjerimet e tyre lidhur me datën që shohin të arsyeshme për të marrë votën e qytetarëve.
I vetmi që ka treguar gatishmërinë për të dorëzuar vetë në Presidencë propozimin për datën e zgjedhjeve parlamentare është kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ashtu siç burime për Report Tv konfirmojnë, do t’i sugjerojë kreut të shtetit për t’i drejtuar shqiptarët drejt kutive të votimit të dielën e parë të periudhës zgjedhore, pra më 18 prill.
Të njëjtën datë, konfirmojnë burime për Report Tv, do të sugjerojë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila do të dërgojë sugjerimin e saj në tryezën e kreut të shtetit nëpërmjet Petrit Vasilit ose Luan Ramës.
Të premten në orën 11:00 Presidenti do të presë Sekretarin e Përgjithshëm të socialistëve, Taulant Ballën, i cili edhe më herët ka artikuluar si propozim për datën e zgjedhjeve 9 majin.
Pasditen e së premtes, në orën 17:30 do të paraqesë propozimin e saj për datën kur qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre me votë për përfaqësuesit në parlament, edhe Deputetja Rudina Hajdari, e cila para se të marrë një vendim është konsultuar në rrjetet sociale edhe me qytetarët.
Ndonëse partitë kanë nisur përgatitjet për garën elektorale, zgjedhjet e 2021 pritet të jenë ndryshe për qytetarët shqiptarë. Ata do t’i përcaktojnë ligjvënësit sipas preferencave në emra dhe jo vetëm siglës së partisë që i përkasin. Por lista tërësisht apo pjesërisht të hapura, por edhe formula e koalicioneve pritet të vendoset nga Këshilli Politik, i cili do të nisë sërish punën në shtator pas pushimeve të gushtit.
Letra e Presidentit Meta drejtuar PD-së
Letra e Presidentit Meta drejtuar PS-së
Letra e Presidentit Meta drejtuar LSI-së
/I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1927
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Të përndjekurit politikë, mashtrimet e Berishës në 34 vjet! Nga konferenca e 13 gushtit 1992, tek greva e urisë së vitit 2012
27 Janar, 17:07
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, pritet të mbledhë delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
PS me zyra në ndihmë të diasporës, Klosi injoron akuzat e opozitës: S'mjafton KQZ, duhen asistuar atje, 1 në 3 refuzohet! Në Tiranë më shumë forca për 11 majin
27 Janar, 15:42
-
Dorëheqje për primaret? Berisha refuzohet nga krerët e degëve! Në Gjermani 'nuk gjen kohë' për emigrantët
27 Janar, 15:37
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Zgjedhjet/ Karabina: Demokratët Euroatlantikë s’do bëjnë koalicion me Berishën, jo aleancë me ‘non grata’! Rama i dha vulën që ta ketë përballë, Trump ftoi vetëm Bashën
27 Janar, 14:43
-
‘Vdes në një aksident Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: Ndoshta disa do të trishtohen, por jam gjallë e mirë
27 Janar, 13:44
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Zgjedhjet/ KQZ s'do t’i japë Tom Doshit numërues nga opozita, zbulohet sa herë deputetët e PSD dhe PDIU bashkuan votat me PS
27 Janar, 12:56
-
Kur të vjen turp që je me Berishën, si i fshihen kamerave demokratët në Toronto (VIDEO)
27 Janar, 11:52
-
‘Firmë piramidale!’ Tabaku për Bankën Shtetërore: Skemë falimenti dhe një tjetër mekanizëm klientelist për interesat e oligarkëve me paratë e qytetarëve!
27 Janar, 11:36
-
Dita e Kujtesës/ Begaj: Krimet e gjenocidit, dëshmi ku çon verbimi pas ideologjive totalitare! Rama: Duam hebrenjtë e palestinezët të jetojnë në paqe, fqinjë në 2 shtete sovrane
27 Janar, 09:52
Problem shum i veshtire per tu zgjidhur!
Përgjigju9 Maj dita e fitores mbi fashizmin Berishian....te zhduket kjo fare
PërgjigjuNe kete foton ne krye .....luli esht yll der p....esht
PërgjigjuMe jep numrin e Lulushes