Propozimi Bajram Begës për president, reagon Berisha: Precedent i rrezikshëm, u ndalohet ushtarakëve aktiv të zgjidhen në detyra të tjera! Meta mos të lejojë dhunimin e Kushtetutës

Propozimi Bajram Begës për president, reagon Berisha: Precedent i rrezikshëm, u ndalohet ushtarakëve aktiv të zgjidhen në detyra të tjera! Meta mos të lejojë dhunimin e Kushtetutës

Shkelje Kushtetuese e ka cilësuar propozimin e socialistëve për të kandiduar gjeneral major Bajram Begajn, ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, ushtarakëve aktivë u ndalohet rreptësisht të zgjidhen apo të emërohen në detyra të tjera.

Duke iu referuar nenit 167 të Kushtetutës, Berisha shkruan se ky emërim është antikushtetues dhe i rrezikshëm për demokracinë shqiptare. Kjo shkelje e rende e Kushtetutës zhyt vendin në një krizë të rëndë kushtetuese, thotë Berisha.

“Ai që beson se mund te shesë gjeneral Bajram Begajn si ushtarak jo aktiv ai tallet me Kushtetutën, Ushtrine dhe shoqërine shqiptare” shkruan Berisha

Berisha i bën thirrje Presidentit të Republikës të mbrojë Kushtetutën dhe të mos lejojë këtë dhunim flagrant e tejet të rrezikshëm, sipas tij.

'Nje akt antikushtetues dhe precedent teper i rrezikshem per vendin dhe demokracine!

Te dashur miq, propozimi i shefit te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise shqiptare per postin e Presidentit te Republikes eshte nje shkelje flagrante e Kushtetutes se vendit me pasoja shume te renda per te sotmen dhe te ardhmen e vendit.

Kushtetuta e Shqiperise ne nenin 167 percakton:

“Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike.Pjesëtarët e Forcave të Armatosura ose personat që kryejnë shërbim alternativ, gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë kushtetuese përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe.”

Ky nen pra u ndalon rreptesisht ushtarakeve aktiv te zgjidhen apo emerohen ne detyra te tjera. Ndaj dhe ky emerim eshte antikushtetues dhe i rrezikshem per te sotmen dhe te ardhmen e demokracise shqiptare.

Kjo shkelje e rende e Kushtetutes zhyt vendin ne nje krize te rende kushtetuese.

Kjo se pari se Kushtetuta ne precaktimin e saj eshte e qarte si kristal dhe eshte taksative ne nenin e saj se ushtaraku aktiv nuk mund te emerohet dhe zgjidhet ne detyra te tjera jashte Ushtrise.

Ai qe beson se mund te shese gjeneral Bajram Begajn si ushtarak jo aktiv ai tallet me Kushtetuten, Ushtrine dhe shoqerine shqiptare. Gjeneral Begaj, i cili edhe ne kete moment eshte shefi i shtabit te pergjithshem pra aktiv, po jep doreheqjen apo po shkarkohet me dekret pra po largohet nga Ushtria si ushtarak aktiv pikerisht per tu emeruar ne nje detyre qe Kushtetuta nuk e lejon.

Do te ishte antikushtetuese, e turpshme dhe jashte çdo llogjike ligjore te shpallje ushtarak jo aktiv ate qe kalon nga karrigia me e larte e Ushtrise ne karrigen me te larte te shtetit. Ne rast se gjeneral Begaj kishte ambicie politike, ai duhet prej kohesh te kishte hequr dore nga funksionet ushtarake.

Per qendrimin e tij te dy diteve te fundit ai provon se nuk njeh ligj as Kushtetute per ambiciet e tij per pushtet ndaj dhe duhet larguar urgjent nga Ushtria si preson i rrezikshem per vendin.

Miq, Kushtetuta ne nenin e saj 167 eshte taksative me qellim qe ushtaraket per kohen qe jane ushtarak aktiv nuk mund te kene, ushqejne ambicie per pushtete te tjera.

Me kete akt antikushtetues krijohet precedenti teper i rrezikshem per vendin sepse krijon precedentin e mundesise se ardhjes se ushtarkeve ne pushtet pavaresisht se kushtetuta nuk i lejon ata.

Njelloj si sot Bajram Bega, neser nje pasardhes i tij mund te perdor kete precedent kushtetues per te uzurpuar qofte dhe me grusht shteti kreun e shtetit.

Denoj me forcen me te madhe kete akt tipik per juntat dhe te pashembullt ne historine e vendeve te lira.

Denoj kete akt si deshmi flagrante e kapjes se shtetit dhe Kushtetutes nga nje organizate kriminale me ne krye Edi Ramen, qe nuk ka interesa te tjera perveç vjedhjes dhe plaçkitjes te qytetareve.

I bej thirrje Presidentit te Republikes te mbroje Kushtetuten dhe te mos lejoje kete dhunim flagrant e tejet te rrezikshem te saj.'- shkruan Sali Berisha.

Pas mbledhjes në Kryesinë e Kuvendit, grupi parlamentar i Partisë Socialiste firmosi propozimin e Bajram Begajt si kandidat për presidentin e ri të vendit. Nga 20 firma që duhet të mblidhen minimalisht për të mbështetjen e një kandidati për President Republike, kandidatura e Begajt është firmosur nga 37 deputetë të Partisë Socialistë. Propozimi i grupit parlamentar është dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit. Në krye të listës, që kanë firmosur propozimin e Begajt, është kryesocialisti Edi Rama, më pas kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla, i ndjekur nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e më pas nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Në orën 18:00 pritet votimi në Kuvend.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:19
Propozimi i Bajram Begajt për president, Sula: Mazhoranca e bëri pis emrin e tij, nuk respektoi marrëveshjen e arritur për të pasur një kandidat konsensual

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula thotë se mazhoranca e bëri pis emrin e Bajram Begaj, për të cilin shprehet se ai është një njeri i urtë që ka spikatur për profesionalizmin dhe përkushtimin në detyrat që ka mbajtur.

Deputeti Sula e vlerëson figurën e Bajram Begajt për president, por sipas tij Partia Socialiste nuk respektoi marrëveshjen e arritur për të pasur një kandidat konsensual.

"Mazhoranca bën pisë kandidatin për president Bajram Begaj.

Shqipëria ka pafundësisht individë të ndershëm e të denjë për tu bërë kryetar i shtetit. Kandidat potencial ka nga të djathtët, të majtët apo jashtë politikës, profesionistë të arrirë.

I tillë është edhe Gjeneral Bajram Begaj. Një njeri i urtë që ka spikatur për profesionalizmin dhe përkushtimin në detyrat që ka mbajtur. Mjek, Profesor i Asociuar. Njeri me ambicie që i ka ngjitur shkallët e karrierës me radhë. Gjeneral që ka ditur të ruaj e respektojë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

Në këtë këndvështrim, vendosja në krye të Presidencës një president me formim ushtarak është me rëndësi. Kryetari i Shtetit është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe i shkon çdo informacion lidhur me FA. Kujtojmë që po jetojmë në një kohë kur Rusia prej më shumë se tri muajsh sulmon çdo ditë barbarisht për të pushtuar Ukrainën. Ballkani mbetet ende një "fuçi baruti". Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO i japin një rëndësi të veçantë Shqipërisë ku po ndërtohet baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë. Kjo na imponon të jemi seriozë dhe të besuar me partnerët tanë. Rol në këtë marrëdhënie luan edhe Presidenti si Komandant i Përgjithshëm i FA.

Por kjo mazhorancë e bën pis emrin e Gjeneralit. Partia Socialiste nuk respektoi marrëveshjen e arritur në sy të të gjithë shqiptarëve për të patur një kandidat konsensual. Presidenti sipas Kushtetutës është përfaqësues i unitetit të popullit dhe qëndron mbi palët politike. Ndaj është domosdoshmëri që kryetari i shtetit të jetë konsensual. Mazhoranca e cila është mësuar ti zaptojë të gjithë pushtetet, refuzoi të kishim një propozim të përbashkët.

Gjenerali do të ket respektin tim, mbase dhe të gjithë opozitës por ne nuk mund të legjitimojmë sjelljen autoritare të kësaj mazhorance", shkruan deputeti Sula në Facebook.

Ora 11:54
Bajram Begaj votohet sot për president, reagon Salianji: Që në fillim të procesit, kandidatin e kishte mbyllur Rama në zarf

Deputeti demokrat Ervin Salinaji ka reaguar pas zgjedhjes së Bajram Begajs si kandidatit për president, ndërkohë që ditën e sotme, në Kuvend ai  do të votohet si president i 8 i Republikës së Shqipërisë , Salianji  thotë  se që në fillim të procesit kandidatin e kishte mbyllur Rama në zarf.

"Bojkoton parlamentin e zgjedhur nga populli ndërkohë që u ul këmbëkryq me të zgjedhurit nga Rama!

Bojkotet kanë passjellë pasoja shkatërruese për Partinë Demokratike!

Jemi në këtë situatë nga ata që ju përdrodhen politikës duke menduar që do përfitonin me bojkote.

Vendimet pa zhvilluar më parë mbledhje grupi janē vendime individuale, çdo vendim i shpallur pa diksutime në grup, pa debat dhe pa vendimmarje kolegjiale është nul! Çdo funksion nuk është pronē private, secili prej nesh përfaqëson qytetarët!

Nuk ka asnjë manovër që mbulon dot përgjegjësinë politike për dështimin, nuk na duhet të ulemi me Ramën përherë që përherë të themi sa i poshtër ishte!

Është naivitet vrastar dhe inat jopolitik të braktisësh institucionet nga mllefi që “nuk ju dha pazar” por u përdorën! Si mund të propozohet bojkoti, mënyrë tipike lindore kur si parti luftojmë në emër të vlerave perëndimore!

E kam paralajmëruar që në fillim të proçesit që kandidatin e kishte mbyllur Rama në zarf dhe do e nxirrte në fund siç edhe ndodhi.

Kam kërkuar me insistim që Partia Demokratike mos hynte në pazare ne tavolina jo institucionale por të ulej vetëm dhe vetëm nëse maxhoranca ilegjitime i jepte të drejtën e propozimit vetëm opozitës!

Sot pasi e dështuan atë pazar negociatë a ka të drejtë publiku të mendojë se gjithçka u bë për interesa personale?

A ka qytetar që i jep dot shpjegim se si Partia Demokratike i jep kuorum dhe merr pjesë në seancat 5 minutëshe ku digjeshin raundet pa kandidatë dhe ku kuorumi duhej të ishte 84 deputetë!

Si shpjegohet që Ramës ju dha ajo që nuk e kishte dhe sot kërkohet bojkot dhe mospjesëmarrje në seancë për tē dëmtuar në sytë e publikut opozitën!

Është e papranueshme që tu kërkohet gjithë deputetëve të bojkotojnë parlamentin ndërkohē që i vetmi bojkot duhej të ishte ulja në tavolinën joformale të Ramës dhe të zgjedhurve të tij", shkruan Salianji në Facebook.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubel breca: 04/06/2022 17:44

    Kush p***** per kete legen e cfar thot ky i mbaruar. Ky ka 10 vjet qe ka vdekur. Kufom e pa kallur.

    Përgjigju
  • Termeti: 04/06/2022 15:18

    O Berishe! Bej pak pushim dhe pyet per çmimin e pampersave.Nuk le njeri pa share. Edhe Shkelzeni te ishte propozuar do te ishe kunder.

    Përgjigju
  • Leo: 04/06/2022 14:05

    Ai i plotson kushtet kushtetuese o sali pse nuk u lejonka te kandidoje per president , ik o shif veten se ke ngel non grata

    Përgjigju
  • komani: 04/06/2022 14:01

    me ne fund jo njebpolitikan ne krye te presidences dhe urime pasi e meriton kete pozicjon . sales i vjen inat se nuk zgjodhi ate qe ai donte

    Përgjigju
  • Elsa: 04/06/2022 13:54

    Meta bashk me ty ka marr fund o sale bollni se skeni me terezi per politik ju

    Përgjigju
  • Redi: 04/06/2022 13:53

    O berishe begaj hoqi dor nga detyra ushtarake nese e ke dgju apo je i vjeter ti edhe ste vijn valet shpejt te vijn me vones

    Përgjigju
  • Altin: 04/06/2022 13:40

    Aha. E kuptuam qe z.Begaj qenka njeri imire dhe i duhuri per Shqiperine. PO te shau Sali Berisha je i vlefshem per Shqiperine.

    Përgjigju
  • tezaku: 04/06/2022 13:34

    Po dhe tani dole kudnra m berishe , ti duhet te kishe ikur njehere e mire nga shqiperia

    Përgjigju
  • Genti: 04/06/2022 13:12

    Do dale perher non grata kundra , po ik o sali se ke mbaruar pune

    Përgjigju
  • Noli: 04/06/2022 13:10

    Nuk e mbylli halen ky njeri.

    Përgjigju
  • Murat: 04/06/2022 13:05

    Ushtaraket ne kohen e kryerjes se detyres,nuk mund te marrin detyra te tjera ne politike e poste shteterore, por kur lirohen nga detyrat ushtarake gezojne te gjithe te drejtat si qytetaret e tjere. Berisha ta lexoje mire kushtetuten, te mos e interpretoje ne menyre te gabuar. Urime presidentit te ri.

    Përgjigju
  • Redi: 04/06/2022 13:05

    Po shko more Berishe se le nam.Akoma duke fol.i paafte

    Përgjigju
  • Olsi: 04/06/2022 13:04

    Shko more rahmetpast mos fol me se ske pun me me politiken ti

    Përgjigju
  • Klm: 04/06/2022 13:04

    Salih Berisha duhet të ekstradohet në SHBA. SHBA duhet të bëjë çmos t'ia heqë Shqipërisë këtë krye kriminel.

    Përgjigju
  • Vero: 04/06/2022 12:55

    Mos flit m ti hajdut i ndyr se na i shpife . Ai e lamppstin qe kishte per kete qe do futet

    Përgjigju
  • dali: 04/06/2022 12:55

    suksese zotit begaj e mos ti degjoj fjalet e te tjereve

    Përgjigju
  • Henri: 04/06/2022 12:53

    Hahahaha ca thu mer ske faj ti se meta esht krahu jot prandaj debil plak.Begaj esht nje person me dije dhe me vlera qe kan kontribuar per kete vend me thuaj ti plakush cfare beri meta.Do thuash ka me shum florinj nga te gjith

    Përgjigju
  • Reni: 04/06/2022 12:53

    Bereishe u sqaura qepar qe zoti begaj ka dhen dorheqjen qe kshu rri urt e mos na lodh koken po rri me ndo nje hije se mos te bi tensioni e po na rrezohesh se me zi te kemi

    Përgjigju
  • Flamur: 04/06/2022 12:52

    po ik o kriminel se na ke ca koken vetem jerm flet

    Përgjigju
  • Gjergj: 04/06/2022 12:51

    Dhe po thoja cne qe spo ringjallet perseri “i vdekuri” hahhahaha,po behesha merak…Po ik o non grata andejjj,shko zer naj cep qe mos te te gjejme se po te ofrom dita e gjykimit e te dalesh perpara popullit

    Përgjigju
  • koli: 04/06/2022 12:46

    ky sala don vetem hajdut ne pushtet asnje person te sakt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni