Deputeti demokrat Ervin Salinaji ka reaguar pas zgjedhjes së Bajram Begajs si kandidatit për president, ndërkohë që ditën e sotme, në Kuvend ai do të votohet si president i 8 i Republikës së Shqipërisë , Salianji thotë se që në fillim të procesit kandidatin e kishte mbyllur Rama në zarf.
"Bojkoton parlamentin e zgjedhur nga populli ndërkohë që u ul këmbëkryq me të zgjedhurit nga Rama!
Bojkotet kanë passjellë pasoja shkatërruese për Partinë Demokratike!
Jemi në këtë situatë nga ata që ju përdrodhen politikës duke menduar që do përfitonin me bojkote.
Vendimet pa zhvilluar më parë mbledhje grupi janē vendime individuale, çdo vendim i shpallur pa diksutime në grup, pa debat dhe pa vendimmarje kolegjiale është nul! Çdo funksion nuk është pronē private, secili prej nesh përfaqëson qytetarët!
Nuk ka asnjë manovër që mbulon dot përgjegjësinë politike për dështimin, nuk na duhet të ulemi me Ramën përherë që përherë të themi sa i poshtër ishte!
Është naivitet vrastar dhe inat jopolitik të braktisësh institucionet nga mllefi që “nuk ju dha pazar” por u përdorën! Si mund të propozohet bojkoti, mënyrë tipike lindore kur si parti luftojmë në emër të vlerave perëndimore!
E kam paralajmëruar që në fillim të proçesit që kandidatin e kishte mbyllur Rama në zarf dhe do e nxirrte në fund siç edhe ndodhi.
Kam kërkuar me insistim që Partia Demokratike mos hynte në pazare ne tavolina jo institucionale por të ulej vetëm dhe vetëm nëse maxhoranca ilegjitime i jepte të drejtën e propozimit vetëm opozitës!
Sot pasi e dështuan atë pazar negociatë a ka të drejtë publiku të mendojë se gjithçka u bë për interesa personale?
A ka qytetar që i jep dot shpjegim se si Partia Demokratike i jep kuorum dhe merr pjesë në seancat 5 minutëshe ku digjeshin raundet pa kandidatë dhe ku kuorumi duhej të ishte 84 deputetë!
Si shpjegohet që Ramës ju dha ajo që nuk e kishte dhe sot kërkohet bojkot dhe mospjesëmarrje në seancë për tē dëmtuar në sytë e publikut opozitën!
Është e papranueshme që tu kërkohet gjithë deputetëve të bojkotojnë parlamentin ndërkohē që i vetmi bojkot duhej të ishte ulja në tavolinën joformale të Ramës dhe të zgjedhurve të tij", shkruan Salianji në Facebook.
Lajmi kryesor:
Po o salianj po , ikni njehere zgjidhni kryetarin tuaj pastaj flisni
Përgjigjume ne fund jo njebpolitikan ne krye te presidences dhe urime pasi e meriton kete pozicjon. saljani ska ca thot e flet brockulla
PërgjigjuPo ju pse nuk dhat ndonje emer mo salianji apo jeni percar skeni kush tju drejtoj aa medet per ju merrni shembull merrni lejeni dhe at pd se e keni katandis
PërgjigjuZoti rama e kishte miremenduar zgjedhjen shum kohe dhe mire ka ber per zotin begaj sepse ska lidhje me politiken
PërgjigjuPse nuk e perdoret mundesin tuaj dhe te propozonit nje emer ashtu sic do bente nje opozite e hajrit
PërgjigjuO mashtrus po edhe per begajn keni akuza o parti kriminele??? Begaj eshte i duhuri dhe kam besim te plote tek ai
PërgjigjuEshte zgjedh i duhuri.Nuk ka dyshime fare qe ai do te jete i denje per ate post kshu q skeni pse flisni budallalliqe
PërgjigjuËshtë më mirë të bësh dashuri sesa luftë Salinjan...
PërgjigjuRama ja u dha shancin dhe nuknishtin ne gjendje te jepnit asnje emer te vetem tashti rrini urt dhe pranoni qe jeni te deshtuar
PërgjigjuKeni zgjedhur te duhurin bravo z Rama Leje cflasin kto ti si gjithmon ke zgjedhur te duhurin
Përgjigjuu zgjodh nje person jopolitikan. eshte i duhuri
PërgjigjuNa keni lodhur me keto shpifje vetem kot flisni
PërgjigjuZoti Begaj eshte nje figure e paster per postin e presidentit, dhe e mira eshte qe nuk eshte i perfshire ne politike, gje qe do rrise besim e qytetareve.
PërgjigjuKandidati ishte i miremenduar dhe u zgjodh i duhuri qe skishte lidhje me politiken brravo per kte zgjedhje zoti rama
PërgjigjuPo mer bualla po pse nuk dhat emer ju po jeni percar brenda per brenda ju dhe sdini ca thoni po gjithsesi dhe fjalet e te vdekurve si marrim shum per baz po merrni shembull nga Rama
PërgjigjuNuk duhet ta humbim nje njeri si Bajram Begaj,i paanshem dhe pa skandale ,votojeni qe te heqim ate Liken se vec kot po rri ne ate post!
PërgjigjuFilluam kta te pd me hedhjen e baltes sic dine te bejne gjithmone , po ikni o zgjidhni kryetarin tuaj se e patet mundesine e propozimit
Përgjigju