Çekia propozon regjimin e vizave për Shqipërinë? Rithemelimi: Të ngrihemi në protesta, kemi marrë liberalizimin 12 vite më parë

TIRANË- Drejtoresha e komunikimit të Rithemelimit të Berishës është kujdesur edhe kësaj herë të paralajmërojë protesta. Njëlloj sikurse edhe kryetari i saj, Floriana Garo ka kërkuar nga qytetarët shqiptarë të dalin në protestë, edhe pse vetë dështuan të bëjnë protestat ‘e zjarrta’ që kishin paralajmëruar në shtator. Sidoqoftë, nisur nga një propozim i fundit i Çekisë, i dalë nga disa burime jo zyrtare, për emigrantët e paligjshëm që kalojnë nëpërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për të kërkuar azile në BE dhe për një regjim të vizave, Garo ka bërë një deklaratë për mediat.

Vendi që mban Presidencën e BE-së, Çekia ka kërkuar t’i rikthehet regjimit të vizave, pra qytetarët të kenë një vizë për të lëvizur në BE, sipas disa lajmeve që qarkullojnë dhe që BE nuk i ka zyrtare, por Rithemelimi i ka marrë si të mirëqena.

Garo u shpreh se Rithemelimi e dënon me ashpërsi këtë praktikë dhe se qytetarët duhet të dalin në protesta.

‘Çekia, vendi që mban Presidencën e BE deri në fund të vitit, ka kërkuar që Shqipërisë bashkë me Serbinë, t’u kthehet regjimi i vizave. Domethënë që qytetarët shqiptarë të kërkojnë vizë për të lëvizur në Bashkimin Evropian, siç bënin para vitit 2010, kur qeveria Berisha e Partisë Demokratike liberalizoi vizat.

Kërkesa ka ardhur pas vonesave dhe mospajtimit absurd të qeverisë Rama për të mos njësuar kriteret e vizave për shtetasit e vendeve të treta me BE, çka u mundëson nacionaliteteve të ndryshme të përdorin Shqipërinë si portë hyrëse në vendet e Bashkimit Evropian.

Partia Demokratike e dënon me ashpërsi këtë praktikë, që ka të bëjë fund e krye me trafiqe mafioze njerëzore të organizuara dhe pista të korrupsionit. mVendimi e fut Shqipërinë në hartën e vendeve problematike dhe i ekspozon qytetarët shqiptarë ndaj qëndrimeve jodashamirëse në aeroportet e Europës. Politika e portave të shqyera, jo vetëm ushtron trysni mbi sistemin e emigracionit të Bashkimit Europian, por është një risk për sigurinë, si për Shqipërinë ashtu dhe për vendet e BE.

Partia Demokratike, si forca që liberalizoi vizat i kërkon BE të ushtrojë presion mbi qeverinë Rama që të bëhet menjëherë përputhja e kritereve për viza me Shqipërinë. Lëvizja e lirë është e një rëndësie të jashtëzakonshme, dhe është arritur pas një bllokimi thuajse 70 vjeçar të shqiptarëve. Shqiptarëve u theksojmë se kjo është një tjetër arsye që të ngrihen në protesta. Një qeveri që e kthen mbrapsht orën e Shqipërisë është një rrezik kombëtar.- tha Garo.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:16
BE rikthen vizat për Shqipërinë? Blushi: Keqqeverisja e Ramës po vë në rrezik lëvizjen e lirë të shqiptarëve

1665997986_blushi.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi lidhur me lajmin që po qarkullon në disa media se Çekia, e cila mban presidencën e BE-së, ka kërkuar që të rikthehen vizat për Shqipërinë. Blushi shkruan se keqqeverisja e Ramës po vë në rrezik lëvizjen e lirë të shqiptarëve.

“Kërkesa e Çekisë, që mban Presidencën e Bashkimit Europian, për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë është një lajm shumë i rëndë. Shkaku i vetëm është keqqeverisja e Edi Ramës, që po vë seriozisht në rrezik lëvizjen e lirë të qytetarëve, këtë arritje me rëndësi të jashtëzakonshme, që nuk është realizuar nga "Rilindja", por që po vihet në diskutim pas 10 vitesh të saj në pushtet.

Shqiptarët nuk e meritojnë të rikthehen në kohën kur dëshpërimisht qëndronin para dyerve të ambasadave në pritje të vizave, për faj të Edi Ramës, hajdutërisë dhe inkriminimit të oborrit të tij në Qeveri. Çdo ditë e Edi Ramës në pushtet do të ketë pasoja kërcënuese për lirinë, të drejtat dhe lëvizjen e qytetarëve. Shporrja e tij është një mision patriotik”, shkruan Blushi.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kik: 18/10/2022 14:02

    Sa mire do bente ti bllokonin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)